Lidhu me ne

Mix

Keni probleme me djersitjen e tepërt? Ja nga se mund të vuani

Jeni të bezdisur nga djersa? Në fakt ajo është arsyeja që ne vazhdojmë të ekzistojmë, përndryshe nxehtësia do të na kishte vrarë. Ndërkohë që luftoni me djersën gjatë ditëve të nxehta të verës, mendoni që aftësia e lëkurës për të djersitur është ajo që na mban gjallë.

Megjithatë, megjithatë, nëse jeni mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qull kur zgjoheni ose pëllëmba e dorës është gjithmonë e djersitur, edhe kur nuk jeni në diell, mund të jeni duke vuajtur nga një gjendje e fshehtë shëndetësore. Mund të jeni duke hyrë edhe në fazën e perimenopauzës, duke qenë se gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-tave për shkak të ndryshimeve hormonale. Këto ndryshime, që shkaktojnë djersitje gjatë natës, zakonisht zgjasin 4¬8 vite.

Megjithatë, jo të gjitha rastet e djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën apo temperaturat e larta. Ka edhe arsye të tjera përse gratë djersiten më shumë se zakonisht, shkruan Living. Një nga këto 3 gjendje mund të shpjegojë djersitjen e tepërt:

1.Vuani nga diabeti: Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemia) është një nga shkaktarët më të zakonshëm të djersitjes. Jo të gjitha rastet me nivel më të ulët të sheqerit të gjakut do të thotë se vuajnë nga diabeti, megjithatë janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje kur arrijnë në mes të 40¬ave. Nëse nuk kryeni mjaftueshëm aktivitet fizik dhe keni fituar shumë peshë rreth belit, gjasat janë më të larta për zhvillimin e diabetit të tipit 2 – pa përmendur faktin se të qenët mbipeshë bën që njerëzit të djersinë më shumë.

2.Keni probleme me gjumin: Çrregullimet e gjumit shkaktojnë gjithashtu djersitje të tepërt gjatë natës. Djersitja tepërt është një simptomë e zakonshme e apnesë së gjumit, që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes kur flini. Kjo gjendje është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, megjithatë rreziku për apnea të gjumit rritet më shumë ndërkohë që gratë po kalojnë në fazën e menopauzës.

3.Tiroidja është jashtë kontrollit: Hipertiroidizmi (ose një tiroide tepër aktive) përshpejton metabolizmin dhe mund të shkaktojë rënie në peshë, çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe djersitje të tepërt. Çrregullimet e tiroides që nisin kur gratë janë rreth 40 vjeç mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato menopauzës, madje mund të përshpejtojnë edhe kalimin në fazën e menopauzës.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook