Lidhu me ne

Mix

Ja si të mbani gjithmonë aromë të mirë

Edhe pse me ardhjen e vapës ndjersijmë pafund, aroma e djersës mund të jetë shumë bezdisëse jo vetëm për ne por edhe për ata që ndodhen pranë nesh.

Por, juka ndodhur të habiteni si ka mundësi që disa njerëz vijnë gjithmonë aromë të mirë?

Mos u shqetësoni sepse tashmë, me ndihmën e këtyre sekreteve edhe ju do të mbani aromë të mirë.

1. Siç edhe keni dëgjuar tashmë, ju jeni ajo që hani. Dhe mesa duket mbani po atë erë. Julia Zangrilli, specialiste parfumesh dhe themeluese e kompanisë së shërbimit të parfumeve te klientët, thotë që nëse doni të mbani erë të mirë është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm në lidhje me atë që vini nën lëkurën tuaj.

“Një dietë e pasur me erëza, qepë dhe hudhra është e mirë për ju, por nuk e shmangni dot erën që avullon nga trupi juaj më pas,” thotë ajo. “Këto tre ushqime mund të çlirojnë aromën e tyre nga organizmi për 48 orë në vazhdim, në varësi të sasisë së konsumuar.”

Themeluesja e aromave natyrale Lurk, Anne Sanford, shton edhe mishin e kuq në listë. Ajo shpjegon që ushqimi nuk ndikon vetëm në aromën natyrale të trupit, por edhe në performancën e parfumit.

“Të ngrënit shëndetshëm dhe dietat e pasura me perime dhe fruta e ndhmojnë trupin të ndihet më i freskët duke krijuar ambjentin perfekt për çdo parfum,” thotë ajo.

Ajo shton që alkoli ka një efekt të pafavorshëm në erën e trupit. Mjaft me mbasditet e enjtura me alkol dhe përshëndetni lëngun e frutave.

“Ndërkohë që trupi proçeson alkolin, gjithçka që mbetet është sheqeri që proçesohet nga poret tona,” shpjegon Sanford. “Rezultati mund të jetë një erë e embël dhe e pakëndëshme për hundët.”

2. Meqë po flasim për pijet, uji duhet të bëhet miku juaj më i mirë. Të qendrurit të hidratuar është diçka e mirë jo vetëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe për ta mbajtur lëkurën të butë, gjë që ndihmon parfumet të qendrojnë më gjatë.

“Të qendruarit të hidratuar është çelësi, veçanërisht me aromat natyrale që nuk përmbajnë fiksues sintetikë,” thotë Sanford. “Kur ju thahet lëkura, përfundon duke përthithur dhe tretur shumë shpejt parfumin.”

3. Duket si diçka që s’do mend por pastrimi i rregullt i veshjeve është shumë i rëndësishëm. Madje edhe zgjedhja e produkteve të duhura duhet patur kujdes. Bëni mirë të zgjidhni aroma të freskëta.

“Shumë detergjentë dhe zbutës po imitojnë aromat e firmave më të shtrenjta në treg,” thotë Linda Song, specialiste parfumesh në Givaudan.

4. Njerëzit nuk e kuptojnë që vendi ku e hidhni parfumin përbën të gjithë diferencën. “Aroma ngrihet nga fundi në krye kështu që nëse spruconi me parfum zona të tilla si kyçet, kraharorin, zonat pas veshëve apo atë pubike do të përfitoni shumë nga parfumi”, thotë bashkëpronari i Aedes de Venustas Karl Bradl.

Sanford thotë që duhet të spruconi në mënyrë specifike. Ajo aplikon parfum në zonat e saj më të nxehta ose zona të ngrohta si barku, pjesa e pasme e qafës, kyçet apo fundi i kurrizit.

Duket si shumë parfum apo jo? Për të mos e tepruar Bradl sugjeron të spruconi parfumin tuaj rreth 30 minuta përpara se të dilni nga shtëpia dhe pranë me lëkurën në mënyrë që aroma të shtrohet mirë.

5. Tashmë parfumet nuk vijnë thjesht si të tilla por edhe në formën e kremërave, shampove apo sapunëve për trupin. Sanford sugjeron përdorimin e vajrave në vend të kremërave pasi këta të fundit përmbajnë më shumë përbërës sintetikë.

Nëse kërkoni të përdorni parfum mbi vajin tuaj të trupit, myshku është ndër ato përbërje që nuk përzihet me aromat e tjera. Për më tepër myshku ka një efekt feromonal, duke ju bërë të ndiheni më seksi.

6. Ka disa mënyra për ta bërë aromën e parfumit të zgjasë më shumë. Bradl thotë që shumë nga konsumatorët përdorin Molecule 01 si bazë. Kjo e fundit është një aromë e përbërë nga një lëndë e caktuar.

Gjithashtu jep një efekt feromonal kur vihet i vetëm. Madje përzihet me erën natyrale të lëkurës duke lënë një ndjesi shumë të mirë. Por, kur përzihet me parfumë të tjerë, Bradl ka zbuluar që e bën këtë të fundit të zgjasë më shumë pa ndërhyrë aspak në performancën që jep.

7. Një tjetër këshillë për ta bërë aromën të zgjasë më shumë është që të fërkoni pak vitaminë E në lëkurë përpara se të aplikoni parfumin.

Nëse rezistenca e aromës është qëllimi juaj, duhet të dini që jo çdo aromë krijohet njësoj. “Aromat me bazë agrumesh shpërbëhen shumë lehtë kështu që zgjidhni parfume më të përqëndruar me bazë druri sandal, vanilje, duhan , etj,” thotë Sanford.

8. Pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta bërë aromën të zgjasë apo zgjedhjes së parfumit, të aplikuarit disa herë gjatë ditës është mënyra më lehtë dhe e shpejtë. Zangrilli thotë: “Lëkura është një organ i gjallë, që merr frymë, djersitës, i yndyrshëm që nuk mund të mbajë asnjë aromë gjatë.”

Ajo sugjeron të aplikoni parfum 1-3 herë gjatë ditës, në varësi të aromës tuaj të preferuar. Por kujdesuni që të mos e teproni.

9. Të paturit të një arome të këndshme shkon përtej përdorimit të parfumeve, është çështje e stilit të jetës. Kjo dashuri për aromën duhet shprehur edhe në shtëpi, rroba, madje edhe në flokë.

Duke qenë se një pjesë e mirë e parfumeve përmbajnë alkool nuk do të ishte një ide e mirë t’i aplikonit në flokë, por kemi një zgjidhje tjetër. “Mua më pëlqen të krijoj parfume interesantë për flokë duke përzierë vajrat e mi të preferuar esencialë,” thotë ajo. “Vajrat mund të përzihen në shishe të vogla me ujë dhe të përdoren për ditë të tëra në flokët tuaj. Madje ato i ringjallin flokët.”

Komponenti më i rëndësishëm i të mbajturit erë të këndshme, është aroma. Dhe të gjeturit të një të përshtatshmi është punë e vështirë, por është diçka për të cilën ia vlen çdo përpjekje. “Të gjeturit të një arome që ju përshtatet është diçka që do t’ju japë gëzim çdo ditë të jetës,” thotë Zangrilli.

10. Siç funksionon edhe me veshjet, parfumet duhen mbajtur të vënë dhe duhen provuar për të gjetur atë që ju pështatet më mirë. Aromat japin tjetër shije në njerëz të ndryshëm.

Aroma nga ana tjetër ndryshon edhe gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të ditur nëse e doni një aromë të caktuar është të merrni një provëz me vete, ta mbani të vënë për pak kohë dhe më pas të vendosni.

“Aromat kanë një jetë të tyre… sepse marrin jetë mbi lëkurë,” thotë Song. “Kur jetojnë me to, njerëzit fillojnë të shohin nëse duan një marrëdhënie afatgjatë. Ndodh që të bini në dashuri me kalimin e kohës, por zakonisht duhet të jetë dashuri me shikim të parë.”

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook