Lidhu me ne

Mix

Mos përdorni krem pudër dy ditë në javë, ja rezultati

Nëse s’e përdorni kremin pudër dy ditë në javë, të njëpasnjëshme ose jo, do të keni një lëkurë më të shëndetshme dhe më të re në më pak se një muaj, pasi dieta 5 me 2, e cila konsiston në reduktimin me 500 kalori në ditë vetëm dy ditë në javë dhe marrjen e çdo ushqimi që ju pëlqen pesë ditët e tjera, është cilësuar si dieta më popullore për të rënë nga pesha.

 
Sot, dermatologët mendojnë se kjo dietë mund të aplikohet edhe për kujdesin ndaj lëkurës për sa i përket kryesisht kremit pudër.

Numri i femrave që përdorin krem pudër është rritur shumë, sikurse edhe pasojat nga përdorimi i tepruar i tij. Nga një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, 2/3 e femrave përdorin krem pudër shtatë ditët e javës dhe ¾ prej këtyre vuajnë nga shfaqja e elementeve akneike. Më keq akoma, disa pranojnë që flenë pa e hequr kremin pudër.

 
Për fat të keq, e gjithë kjo e ka një kosto – prishja e ekuilibrave në lëkurë, si dhe plakja e parakohshme e saj. Edhe në vendin tonë femrat e përdorin në masë kremin pudër dhe numri i përdorueseve rritet çdo ditë e më shumë.

Problematikë përbën edhe fakti që kremin pudër e përdorin pothuajse përditë. Shpesh femrat nuk përzgjedhin atë që u përshtatet lëkurës së tyre dhe as nuk vendosin një bazë para aplikimit. Listës së problemeve që shkaktohen prej tij i shtohet edhe përdorimi i rregullt nga vajzat adoleshente.

Përdorimi i tepruar i kremit pudër (i referohem këtu përdorimit të përditshëm, shtatë ditë në javë) përshpejton procesin e plakjes së lëkurës, duke dëmtuar kështu kolagjenin dhe elastinën, që janë dy proteinat bazë të dermës.

Ndaj, nëse nuk përdorni të paktën dy ditë në javë krem pudër, rigjenerimi i qelizave të lëkurës do të kryhet me një ritëm më të shpejtë. Formimi më i shpejtë i qelizave të reja redukton riskun e formimit të rrudhave të reja apo thellimin e atyre ekzistuese, duke ju dhënë një pamje më rinore.

Kremi pudër mund të bllokojë gjëndrat e yndyrës dhe për pasojë të zgjerojë poret. Ndaj, edhe në këtë pikë ndërprerja e përdorimit të tij dy ditë në javë i jep kohë lëkurës të rigjenerohet dhe të reduktojë irritimin që shkakton përdorimi i përditshëm e i pandërprerë i tij për një kohë të gjatë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix3 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix3 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix3 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet4 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal4 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar4 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore4 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix21 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook