Lidhu me ne

Mix

Këto janë rregullat si t’i bëni për vete meshkujt sipas shenjës së horoskopit

Nëse është e vërtetë që njerëzit joshen në bazë të dëshirave dhe personalitetit të tyre, atëherë yjet mbase mund të na mësojnë diçka.

Afrimiteti mes çifteve varet edhe nga kombinimi i dy shenjave tuaja të horoskopit, por përpara se të formohet një çift, duhet të kuptojmë:
Çfarë e josh një mashkull? Si të sillemi me të? Si e jeton dashurinë dhe seksin çdo shenjë e horoskopit?

 
Zbuloje më poshtë!

 
Dashi është shenja më burrërore e zodiakut. Ai adhuron të sillet si mashkull, do të të mjaftojë të luash me zgjuarsi dhe ta lësh “të jetë mashkull”. Vish një fustan provokues, hiqu si një vajzë e brishtë dhe lëre atë të bëjë lëvizjen e parë. Do shikosh që nuk do të lërë të presësh.

 
Demi pret kohën e duhur për të bërë lëvizjen e parë. Ai do të jetë i sigurtë që ti je personi i duhur. Armatosu me durim dhe me shumë ëmbëlsi, qëndroji sa më shumë pranë. Pika e tij e dobët është ushqimi i mirë, kështu që mundohu t’i trajtosh mirë edhe në atë aspekt dhe do shikosh që në fund ai do “dorëzohet”.

 
Një Binjak do duhet ta joshësh me mendje. Je gati të përfshihesh në një mori bisedash fantastike me argumenta nga më të larmishmet dhe të flirtosh si e marrë? Për të joshja është një lojë dhe pak rëndësi ka nëse ke fituar apo humbur, e rëndësishme është t’i kesh treguar që je një “lojtare e fortë”.

 
Mashkulli i Gaforres ka nevojë të ndihet i sigurtë, i kuptuar dhe i vlerësuar. Për rrjedhojë, mbase do të të duhet pak kohë, por duhet të mundohesh ta bësh të ndihet i rrethuar nga vëmendja, poezia dhe ëmbëlsia. Për të joshur zemrën e tij, duhet më parë të fitosh besimin e tij.

 
Si grabitqar që është, lëre Luanin tënd të të joshë, por kujdes, mos ia bëj punën shumë të thjeshtë sepse ai nuk i pëlqen gjërat e lehta. Ji elegante dhe femërore pasi pamja e jashtme është gjëja e parë që ai shikon. Pastaj tregoji të gjithë vullnetin tënd për të qënë “e vështirë”. Atij do t’i pëlqejë.

 
Si i logjikshëm që është, mashkullin e Virgjëreshës nuk do të funksionojë aspak strategjia juaj për ta joshur me një veshje provokuese. Është i tërhequr nga femrat intelektuale që dinë ta joshin me mendje. Ka nevojë për kohë që të të njohë me themel. Mbase do të tëduhet që ta ndihmosh duke e bërë ti hapin e parë.

Për të joshur Peshoren, nje pamje e kuruar dhe e rafinuar, është e domosdoshme. Nuk do të shoqërohej kurrë me një femër vulgare, kështu që mundohu të jesh e sjellshme deri në maniakëri.

 
Akrepi është një mashkull misterioz dhe si i tillë, i pëlqejnë femrat misterioze. Për të duhet të jesh një sfidë e vazhdueshme, një enigmë e pazbulueshme. Nxirr në pah anën tënde prej Femme Fatale dhe do të shikosh që do të bjerë në këmbët e tua.

 
Për të fituar zemrën e një Shigjetari, do të duhet më parë të tërheqësh vëmendjen e tij, por kjo s’është aspak gjë e lehtë, duke qënë se ai rrethohet nga qindra njerëz. Përdor çdo armë tënden për t’u veçuar nga të tjerat, qofshin këto sytë e tu të mëdhenj blu ose diploma jote në astrofizikë.

 
I ftohtë dhe i vetmuar, Bricjapi kërkon tek një femër të njëjtën seriozitet që ai vetë demonstron. Për t’ju afruar, fillo t’i flasësh për punën pasi është biseda e tij e preferuar. Në atë pikë, tregoji që e kupton thellësisht. Kjo do të bëjë që të shkrihet ngadalë akulli në zemrën e tij.

 
Ujori adhuron njerëzit interesantë, aktivë dhe plot ëndrra. Do të kalonte orë duke bashkëbiseduar për principe dhe ideale. Është e domosdoshme që për ta joshur, t’i tregosh që edhe ti të jesh po aq idealiste sa ai. Më shumë se një veshje sexy, me të funksionon një mendje me ide të shfrenuara.

 
Mashkull i Peshqve pasional dhe sensual dhe si i tillë i pëlqen që ta joshësh. Çliro fantazinë tënde! Krijo një situatë romantike, atmosferën e duhur dhe mundohu që të bësh nje kontakt fizik sa më shpejt. Do të kuptosh që s’është fare e vështirë që të bjerë në grep. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook