Lidhu me ne

Mix

Ja pse çiftet ngecin te faza e tretë e dashurisë

Ndoshta edhe vet e keni menduar këtë për një kohë, por ndërkohë keni mbetur konfuze se përse dashuria e vërtet kthehet në diçka të kotë.

Megjithatë, përgjigja për këtë fenomen problematik dhe të çuditshëm duket se është zbuluar. Jed Diamond, psikolog i famshëm, e ka arritur një konkludim pas 40 viteve hulumtime klinike.

Sipas tij, njerëzit faktikisht e gjejnë dashurinë e tyre të vërtet, por nuk mund të qëndrojnë së bashku përgjatë tërë pesë fazave të dashurisë, e që zakonisht ngecin tek e treta.

Faza e parë: Rënia në dashuri

Rënia në dashuri është faza ku e gjeni veten duke jetuar me një lumturi të madhe, si pasojë e hormoneve të lumturisë që lirohen më shumë se zakonisht. Kjo është periudha kur i mbështetni të gjitha dëshirat dhe shpresat te partneri.

Dhe, shumë shpejt partneri bëhet personi ideal për ju, duke mos pasur asnjë të metë për ndonjë gjë.

Edhe besimi ndaj atij personi fillon të rritet, duke besuar se ai/ajo do t’jua përmbushë çdo dëshirë dhe i besoni çdo fjale që e thotë. Filloni të besoni në fuqinë e dashurisë së vërtet dhe gjatë kësaj kohe nuk keni zëra skeptikë që ju bëjnë të ndalni të mendoni dhe të mendoni më mirë.

Faza e dytë: T’u bërit çift

Në këtë fazë, dashuria vetëm fuqizohet dhe suksesi i lidhjes eventualisht bën që të shpërnguleni së bashku. Këtu filloni ta njihni veten më mirë, dhe prezenca juaj fillon të ketë një efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është periudhë e bashkimit dhe argëtimit.

Por, në një pikë të caktuar, pas shumë muajve apo viteve, kjo periudhë është ‘përgjegjëse’ edhe për lindjen e fëmijëve, e cila vetëm sa e forcon lidhjen mes juve dyve. Filloni të ndjeheni e mbrojtur dhe e dëshiruar, si dhe besoni që definitivisht e keni gjetur personin e duhur për ju.

Faza e tretë: Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja fillojnë të rrënohen. Është koha kur filloni t’i keni mendimet se ndjenjat tuaja një ditë mund të zhduken dhe asnjëherë të mos kthehen. Filloni të mendoni se partneri është bërë krejtësisht i parashikueshëm dhe sjellja e tyre ju bezdisë në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.

Ndjeheni sikurse keni nevojë për pak hapësirë ose edhe i thoni vetes se nuk jeni për njëri-tjetrin.

Faza e katërt: Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të përjetshme

Nëse i mbyllni sytë dhe përpiqeni në maksimum të vazhdoni, pavarësisht lëkundjeve që i përjetoni, ju mund të kaloni përtej fazës së tretë dhe të vini tek e katërta. Mendja juaj lirohet nga ato iluzione të cilat i keni projektuar në fazat e hershme. Personi të cilin e keni para jush, nuk është ai që e keni imagjinuar, por është një person i vërtetë. Ju e pranoni – dhe më e rëndësishmja – i kuptoni gjërat siç janë. Tani është koha për t’u ‘shëruar’ dhe për të kaluar në fazën e fundit.

Faza e pestë: Shfrytëzimi i fuqisë së dy personave për ta ndryshuar botën

Tani që keni mësuar se si t’i kaloni të gjitha mosmarrëveshjet dhe keni krijuar një lidhje të fortë dhe të thellë, ju keni arritur një konkludim interesant: fuqia e juve dyve mund ta ndryshojë botën. Ju nuk e vazhdoni jetën së bashku vetëm se duhet kështu, por jetoni së bashku për një kauzë më të madhe. Kjo mund të jetë se punoni së bashku, shkruani së bashku, krijoni diçka së bashku – kjo mund të jetë çfarëdo. Por, kur filloni të funksioni si dyshe e pandashme dhe t’i keni kaluar të gjitha fazat e mëhershme, ju mund të thoni me 100 për qind siguri se “ky është personi i duhur për mua”.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook