Lidhu me ne

Radar

Berisha: Basha ka mbështetur gjithmonë projektet e Xhorxh Sorosit

Berisha: Basha ka mbështetur gjithmonë projektet e Xhorxh Sorosit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha, me heshtjen e tij në krye të opozitës, ka mbështetur çdo projekt të multimiliarderit Xhorxh Soros në rajon. Në një intervistë për “Faxnews”, Berisha u pyet nëse Soros e ka sjellë Bashën në Shqipëri si politikan, por ish-lideri demokrat thotë se nuk ka një informacion të tillë.

“Ajo çka mund të them, Lulzim Basha në këto vite në krye të opozitës, me heshtjen e tij, ka mbështetur çdo projekt të Xhorxh Sorosit në rajon. Nëse ka qenë në borderotë e Sorosit, nuk e di. Me qëndrimet e tij, i ka mbështetur projektet e Sorosit” – tha Berisha.

Berisha i është përgjigjur dhe aludimeve se ai ka bërë një marrëveshje me Soros.

“Asnjë marrëveshje nuk kam bërë me Soros. I vetmi premtim ka qenë për ndihmën e 10-vjetorit të Romëve. Ishte një projekt i OKB-së. Isha i angazhuar me disa projekte për t’i ndryshuar jetën e tyre. OKB e kishte shpallur këtë dekadë për romët. Soros ka qenë një kontributor në këtë projekt. Në krye të saj, kemi një Erion Veliaj”,  tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha shprehet se gjatë viteve të fundit, opozita dhe mazhoranca, kanë pasur të njëjtat qëndrime mbi çështjet kombëtare.

“Në një seri foltoresh, në kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të rithemelimit të PD-së, me ndryshimet e mëdha që u bënë në statutin e kësaj partie. Gjithçka synon rikthimin e saj tek vlerat konservatore të shqiptarëve. Një miting i tillë thirrej pas shumë vitesh për interesin kombëtar.

Ky interes, u nëpërkëmb nga Edi Rama. Ka qenë një konstatim shumë i drejtë. Prej kohësh, mediat kishin njoftuar se ka një ngjashmëri në qëndrime mes pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita po ndajnë oligarkët dhe botën e krimit. Opozita dhe mazhoranca ndan qëndrime dhe për çështjet kombëtare”, – tha Berisha.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix22 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar22 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar22 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook