Lidhu me ne

Radar

“Ballkani i Hapur”, Arta Dade: Nuk ka transparencë, është në favor të Vuçiç

“Ballkani i Hapur”, Dade: Nuk ka transparencë, është

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka shprehur rezervat e saj për nismën “Open Balkan”.

E ftuar në RTV Ora, Dade tha se nismës i mungon transparenca, ndërsa shtoi se përderisa tre vende nuk e pranojnë, nuk ka arsye për të trumbetuar me të madhe.

“Çdo nismë që synon bashkëpunimin është e mirëpritur nëse nuk bie ndesh me interesat e vendit. Nuk ka informacion dhe transparencë për nismën Ballkani i Hapur. Duhet të bëjmë kujdes për të avancuar nismat që nuk çojnë drejt stabilitetit. Tre vende nuk e pranojnë këtë nismë, nuk ka arsye për tu trumbetuar me të madhe. Ka mjaft pika takimi me nismën e iniciuar nga Merkel, Procesin e Berlinit”, tha Dade.

Ndër të tjera, Dade theksoi vendi duhet të fokusohet në nismat e Bashkimit Evropian, pasi “Ballkani i Hapur” është në favor të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Në vend që të fokusohemi te nismat e mbështetura nga BE dhe ndërkombëtarët nuk jam dakord të krijohen mbivendosje të nismave. Të bëjmë efektive nismat që përfitojnë të gjithë. Maqedonia e Veriut është e paqartë për qëndrimin që duhet të mbajë për këtë nismë. Ballkani i Hapur në favor të Vuçiç dhe imazhit të tij”, shtoi ish-deputetja.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar6 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar6 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar6 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook