Lidhu me ne

Mix

Si të parandaloni krijimin e qelizave kancerogjene

Disa ushqime mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit; disa të tjera mund të ulin rrezikun. Ndiqni këto rregulla për të minimizuar rrezikun e kancerit. Më konkretisht, këto ndryshime ju ndihmojnë të ulni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe të parandaloni sëmundje të sistemit kardiovaskular. Për ata që kanë predispozitë gjenetike për kancerin e zorrës është jo një alternativë por domosdoshmëri.

Regjimi

Mbani një regjim ushqimor me pak yndyrë dhe sa më pak yndyra shtazore të ngopura. Konsumi i yndyrave gjithashtu rrit prodhimin e lëngut tretës të mëlçisë. Nëse prodhohet me shumicë, ky lëng qëndron më gjatë në zorrën e trashë dhe kthehet në acid apkolik, një kancerogjen i provuar. Këtu jepen këshilla sesi të konsumoni më pak yndyra dhe ato të duhurat:
Konsumoni aq sa duhet yndyra

Jo me shumë se 20% e kalorive ditore duhet të vijnë nga yndyrat. Kjo do të thotë se nëse nevojiteni 2500kalori në ditë, sasia e yndyrave nuk duhet të jetë më shumë se 55gr. “Më pak dhjamë – Më pak kancer” Dhjami i tepërt në trup është një nga arsyet kryesore të shfaqjes së kancerit, sidomos atij të zorrës së trashë. Obeziteti është gjithashtu shkak i shfaqjes së kancerit të gjirit dhe të prostatës. Dy mënyrat për të qenë pa dhjamë të tepërt janë: dieta ushqimore e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Rrisni konsumin e fibrave bimore

Dieta e pasur në fibra është veçanërisht e dobishme për personat që kanë predispozitë gjenetike të kancerit të zorrës. Fibrat kanë disa efekte pozitive: ato përpunohen nga flora bakteriale dhe prodhojnë substanca mbrojtëse; ngjisin në vetvete substancat kanceroze dhe i largojnë nëpërmjet jashtëqitjes duke mos i lënë gjatë në kontakt me qelizat intestinale; ulin toksicitetin e lëngut të mëlçisë si dhe ulin përqendrimin e estrogjenit në hapësirën e aparatit tretës. Burimet më të mira të fibrave: Qiqrat, fasulet e zeza, fasulet pllaqi Brokoli Lëvorja e grurit, e tërshërës Frutat dhe perimet *Këshillë: Një mollë në ditë! Pektina që gjendet te lëkura e mollës fermentohet në zorrë dhe prodhon acide lyrore që eliminojnë baktere patogjene. Ato ushqejnë muret e zorrës duke i bërë ato më të forta ndaj toksinave.

Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta

Nese ka prova bindëse për ushqimin dhe kancerin, ato janë mbi efektet mbrojtëse të perimeve dhe frutave të cilat konsumohen të freskëta. Fitokimikatet ndihmojnë trupin të luftojë përbërësit kancerogjen. Perimet më të fuqishme në këtë luftë janë: Brokoli Lulelakra Lakrat e bardha, e Brukselit Rukola Spinaqi Hudhrat, qepet, preshi *Këshillë: Sallata anti-kancer Kombinimi i vitaminës C, E dhe beta karoten = bashkëveprim të fuqishëm. Një sallatë e tillë do ishte: “Spinaq, rukola, qiqra, fara kungulli, speca të kuq, luleshtrydhe + vaj ulliri + bukë thekre”

Zëvendësoni mishin me peshk

Kanceri i zorrës së trashë është tej mase i përhapur në personat që konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo theksohet kur lloji i mishit të konsumuar është ai i përpunuar, si sallami dhe proshuta. E kundërta ndodh me personat që konsumojnë peshk. Këta të dytët kanë një mbrojteje të dukshme kundër kancerit të zorrës. *Këshillë: Nëse nuk hiqni dot dorë nga mishi, të paktën gatuajeni me zierje dhe me rozmarinë e hudhër!

Kaloni nga dieta shtazore në atë bimore

Ajo që ka ndryshuar në dietën e njerëzimit dukshëm është konsumi i madh i produkteve shtazore. Kjo mund të lidhet edhe me rritjen e shfaqjes së kancerit në dekadat e fundit.

Konsumoni më shumë fasule

Konsumoni ushqime të pasura në kalcium Studimet tregojnë se popullata që konsumojnë kalcium mjaftueshëm si Suedia, kanë më pak raste të kancerit të zorrës së trashë. Kalciumi kontrollon rritjen e qelizave epteliale të mukozës së zorrës. Kur këto qeliza rriten me shpejtësi të madhe ato mund të konvertohen në qeliza malinje! Kalciumi gjithashtu lidhet me acide kancerogjene që prodhohen nga lëngu tretës i mëlçisë dhe nuk i lejon ato të shkaktojnë irritim në qelizat e mureve të zorrës. Marrja e mjaftueshme konsiderohet 1200mg/ditë.

Nje dietë e pasur në antioksidues lufton kancerin

Ka shumë pretendime për efektet e antioksiduesve kundër kancerit por, ato më të provuarat janë kombinimi i vitaminës C, E dhe beta karotenit. Frutat dhe perimet janë burimi më i mirë i këtyre antioksiduesve. Efekti i tyre konsiston në: Mbrojtjen e qelizave intestinale. Neutralizimin e radikaleve të lira që nxisin çrregullime të qelizave dhe ADN-së Parandalojnë deformime metabolike që predispozojnë një qelizë të bëhet kanceroze. Beta karoten Beta karoten lufton kancerin duke forcuar imunitetin dhe duke çliruar një substancë që quhet Faktor Nekrrotik i Tumorit (tumor necrosis factor)! Beta karoten bllokon rritjen dhe shumimin e qelizave me potencial kanceroz. Burimi më i mirë: patatet e ëmbla, karotat, pjepri, kungulli i verdhë, spinaqi, brokoli, qitro i kuq dhe mango. Domatet përmbajnë likopen – një antioksidues që ndihmon përthithjen e beta karotenit. Prandaj karota + domate jane një kombinim i mirë.

Njihuni me Linin

Farat e linit përmbajnë dy përbërës të fuqishëm: acide lyrore omega 3 dhe fibrat “Lignans”. Të dyja bashkë ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Nga ky aspekt, farat janë më të preferuara sesa vaji i linit.

Pini më pak alkool

Alkooli e rrit lehtë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe lloji që lidhet më shumë është birra! Ajo përmban nitrozamina, një kancerogjen që aktivizohet në zorrë. Edhe taninat që përmbahen te vera, te kafja dhe te çaji përbëjnë një lloj nxitësi negativ, prandaj adhuruesit e verës duhet të bëjnë kujdes nëse rrezikojnë nga kanceri i zorrës së trashë, është më mirë të hanë rrushin e kuq vetëm. Blerina Bombaj, dietologe

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook