Mix
Ushqimet që nuk duhet ti jepni bebes suaj

Nëse tashmë jeni duke filluar ushqyerjen e fëmijës me ushqime të ngurta duhet të dini se ka disa rregulla që duhet të ndiqni, të cilat i kanë caktuar eskpertët e fushës në mënyrë që të mos dëmtohet fëmija i vogël. Një prej këtyre rregullave ka lidhje me disa ushqime të ndaluara rreptësisht për fëmijët nën moshën 12 muajshe. Nëse dikush ju rekomandon t’i përdorni pasi tek fëmija i saj nuk ka shaktuar asnjë problem, nuk duhet ta bëni! Tek fëmija juaj edhe mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nëse keni paqartësi duhet gjithmonë të pyesni mjekun e fëmijës!
Fëmija juaj nuk duhet të konsumojë në asnjë mënyrë:
• Kripën. Veshkat e fëmijës nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për të “përballuar” kripën.
• Sheqerin. Kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze të dhëmbëve të fëmijës. Nëse doni të ëmbëlsoni ushqimin e fëmijës mjaftohuni me frutat.
• Mjalti. Ai përmban një lloj bakteri që mund të prodhojë toksina në zorrët e fëmijës dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Botulizmit, e cila është një sëmundje shumë serioze. Kujdes! Nuk bëhet fjalë për sasi të vogël apo të madhe, bëhet fjalë për një evitim total nga dieta e fëmijës!
• Arrat. Fëmija mund të mbytet prej tyre, ndërsa përsa i përket kikirikëve rreziku i alergjisë dhe shfaqjes së ekzemave është shumë i lartë.
• Peshk me përmasa të mëdha. Janë shumë të rrezikshme pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të helmojnë fëmijën.
• Qumështi i lopës. Ai nuk plotëson asnjë nga nevojat e fëmijës për elementë të rëndësishëm, por edhe mund të shkaktojë alergji. Nga muaji i 6 mund të përdoret kosi nga qumështi i lopës.
• Ushqimet me shumë fibra, pak yndyrna dhe pak kalori. Fëmija nuk ka nevojë për ushqime me shumë fibra pasi nuk e lejon organizmin të përthithë hekurin dhe kalciumin