Radar
Lulzim Basha premtoi transparencë/ Pse nuk i lexoi emrat e 5004 delegatëve?
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha vijon të mashtrojë publikun.
Dje, ai mbajti Kuvendin e thirrur po nga vetë ai, ku pretendoi se kishte të pranishëm 5004 delegatë dhe për të bërë transparencë, premtoi se sot do lexonte emrat e tyre.
Ndërkohë që kanë ngelur edhe pak orë për tu mbyllur dita e sotme, ende nuk ka nxjerrë asnjë emër delegati.
Por pse Basha po i fsheh emrat, nëse nuk ka mashtrime?
Mbrëmjen e djeshme, Syri Tv ishte në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve, ku numëroi një për një karriget ku ishin ulur ata që Basha i quan delegatë. Nga numërimi, rezultoi se ishin 1960 vende, po le ta quajmë edhe 2000.
Pra që të kishte kuorum të nevojshëm për të marrë vendime duhet të kishte 3824 delegatë, ndërsa ai kishte vetëm 1960 veta maksimumi, pra kishte gati gjysmën e kuorumit të nevojshëm.
Lulzim Basha vazhdon të mashtrojë, të tallet, të tregojë që është një kloun politik që nuk e mbështet askush. Premtoi se do lexonte emrat e 5004 delegatëve dhe deri tani nuk ka nxjerrë asnjë emër.
Salla dje nëse ka pasur maksimumi 2000 vetë, nuk ka qenë e mbushur me delegatë, sepse ka pasur fëmijë, anëtarët të thjeshtë dhe njerëz që kanë votuar pa pasur asnjë lidhje me procesin e votimit. Dhe tashmë ky është një fakt, me foto dhe video që është dokumentuar nga mediat