Mix
Ende pa mbushur 24 orë nga publikimi, filmi i ri ‘Spider-Man’ thyen rekord fitimesh

“Spider-Man: No Way Home” ka thyer çdo rekord. Brenda më pak se 24 orësh filmi më i ri i “Marvel Cinematic Universe” ka fituar 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda SHBA.
Analistët deklaruan për “CNBC” se pritet që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose mund të arrijë në 265 milionë dollarë.

“Spiderman: No Way Home” është hapja me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, por ka shansin gjithashtu të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë.