Lidhu me ne

Kryesore

Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Lulzim Bashës. Voton edhe Sali Berisha

Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë

Ka nisur në të gjithë vendin referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Fleta e votimit përmes së cilës anëtarët e PD do të votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës është bërë publike. Fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.

Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re nje dyndje e madhe e demokratëve në të gjithë Shqipërinë, për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në Tiranë , ka pasur një dyndje masive të votuesëve në degën nr 2 ,ku ka votuar edhe ish kryeministri Berisha.

Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë

Ky i fundit është shprehur se sot është një ditë historike .

“Ditë historike për lirinë, shpresën e PD, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet politike të Shqipërisë, si Lulzim Brava.


Pra, nëse ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik ju rikujtoj këtu se në 2009 është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Tani cdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referundimi i shpresës për cdo shqiptar.

Gjithashtu, pjesmarrje e lartë votuesish ka pasur edhe në Lezhë, Fier, Shkodër, Lac ,etj .


Radhë të gjata ka edhe në Shkodër, ku demokratët po votojnë sot shkarkimin e Lulzim Bashës.

SITUATA NË QARQE

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull, të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e

Qarku Korcë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.

Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.

Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.

Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.

Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.

Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë
Referendumi/ Dyndje masive e demokratëve në të gjithë

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix4 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar5 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar5 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar5 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix6 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix7 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix7 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix7 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook