Mix
Pse femrat nuk kënaqen asnjëherë me rrobat që kanë?
Dollapi është thuajse plotë, me veshje të çdo ngjyre e modeli, megjithatë, çdo mëngjes, ankesa është e njëjtë…”Nuk kam asgjë për të veshur!”. E kemi thënë të gjitha, dsia herë. E keni pyetur ndonjëherë veten pse?
1. Sepse na pëlqejnë ndryshimet.
Veshja paraqet atë pjesë tonën që duam t’iu tregojmë të tjerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të gjendjes shpirtërore ndikojnë edhe në veshje!
2. Na bezdis banaliteti
Ashtu si monotonia, edhe banaliteti ndikon në zgjedhjen e veshjes. Në sytë e të tjerëve kemi nevojë të tregojmë anën tonë më të mirë!
3. Na pëlqejnë lëvdatat!
Kush mund ta mohojë?! Femrave iu pëlqejnë gjithnjë fjalët e mira por nëse veshin gjithmonë të njëjtat gjëra është pak e vështirë t’i dëgjonë!
4. Mendojmë për fotografitë!
Fotografitë janë bërë pjesë e pandarë e së përditshmes prandaj edhe duhet të dukemi gjithmonë ndryshe!