Lidhu me ne

Kioske

Kuvendi i rrëmbimit të PD-së, e bën Berishën të duket shpëtimtar!

Nga Enton Abilekaj

Kuvendi i rrëmbimit të PD-së, e bën Berishën të

Ky është Kuvendi i denoncimit të masakrës elektorale që PD e Berishës u paska bërë atyre të Bashës? Flutura Açka sapo denoncoi Luciano Boçin, më të votuarin e Elbasanit, se i ka vjedhur votat. Pastaj gjyq, për të gjithë ata që nuk janë. Figura të reja, të katapultuara pa votë, që shajnë të votuarit nga baza si masovikë, komunistë, të korruptuar. Figura që duhet të ishin përmirësim i imazhit të PD-së, po kërkojnë ndarje nga njerëzit jo distancim nga veprat, akuzojnë njerëz nuk reflektojnë për vepra, kërkojnë fajin te Lideri për të fshehur gabimin tek Kryetari.

Ky është Kuvendi i justifikimit të humbësve jo i projektimit të fitores, ky është Kuvendi i rrëmbimit të PD-së nga një trupë e emëruar rishtaz nga Lulzim Basha, pa vota dhe pa kontribute, që duan të zëvendësojnë votën me bekimin e një fuqie të madhe, të përfaqësojnë me servilizëm interesat e të fortëve që emërojnë qeveri dhe deputetë në vend të njerëzve që duan prova për të dhënë besimin.

Ky është Kuvendi që e paraqet PD-në jo një ndër dy forcat më popullore, por si një minoritet social të margjinalizuar që kërkon strehim politik te ambasada amerikane. Janë në të drejtën e tyre të jenë minoritet social, por nuk kanë nevojë të kërkojnë strehim politik te ambasadat, mjafton të pranojnë veten dhe askush nuk i kërcënon.

Është anti-Kuvend, se i vetmi qëllim ishte denoncimi i 11 dhjetorit, dëshira për ndarje me Berishën dhe mbështetësit e tij, dëshpërimi për të larguar pjesën që nuk mendon si ata, në kundërshtim me ftesën për bashkim dhe dhe bashkëpunim që bëri Kuvendi i 11 dhjetorit. Vetëm Lulzim Basha pati në fjalën e tij diçka më shumë se urrejtja për Berishën. Ai foli edhe për qeverisjen e ardhshme të PD-së, për politikën e jashtme kryesisht.

Në fillim të fjalës së tij, dukej sikur ishte Kuvend parazgjedhor, dukej sikur PD nuk është mbledhur 8 muaj pasi humbi zgjedhjet për herë të tretë dhe 1 javë pasi humbi anëtarësinë e saj për ta zëvendësuar me ndihma nga brenda dhe nga jashtë. Ishte një tjetër rrëzim i qeverisë së Ramës nga Lulzim Basha, pas rrëzimeve që bëri nga 16 shkurti i 2019 deri kur bojkotoi zgjedhjet lokale. Janë rrëzime që përfundojnë në tryezën me Damianin dhe pastaj në fasadë për zgjedhjet pluraliste.

Ishte një Kuvend ku i vetmi argument bindës për shumicën ishte Jemin Gjanaj, që vuri si garanci reputacionin e tij për ta bërë të besueshme shifrën e 5004 delegatëve, në një sallë që jashtë e brenda nuk dihet a i mbajti 3 mijë vetë. Duke injoruar shifrat, ishte një Kuvend për themelimin e një force të re, pa vota, pa përfaqësim, pro me vulë të vjetër, emër të vjetër dhe seli të bollshme.

Sali Berisha, që është Lideri, aq historik sa nuk mund të jetë e ardhmja, as e tashmja. Me Kuvende si ky, me shfaqje si organizatë pionierësh që, në vend të Enverit dhe Saliut kanë vënë një një fuqi të huaj të padukshme, që e quajnë Perëndim, kanë përvetësuar një imazh të gënjeshtër SHBA-së që i bekon dhe i vëzhgon në çdo hap si “Vëllai i Madh” i Orwellit, kthimi tek e shkuara duket si i vetmi shpëtim. Me një opozitë pa peshë, pa vota që mendon se do të emërohet në pushtet po u soll si minoritet i margjinalizuar, me një parti që shpreson se sistemi gjyqësor i Edi Ramës do i sigurojë vulën, selinë, kolltuqet dhe makinat, Sali Berisha duket si revolucionari antisistem që u jep shpresë viktimave të keq-qeverisjes dhe keq-opozicionit.

Me një Kuvend si ky, Berishës nuk i duhej as Kuvendi i datës 11 as Referendumi, mjafton të bëjë një xhiro në Bulevard./Dosja.al/

MË TEPËR

Temporal6 minuta më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix8 minuta më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Mix10 minuta më herët

Mënyrat e shëndetshme për të pirë ujë me limon

Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, bëj një limonatë.” E nëse për të bërë limonatë...

Mix12 minuta më herët

Vetëm 3 kumbulla të thata në ditë ju ndihmojnë të humbisni në peshë

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve. Mbipesha rrjedh...

Kioske20 minuta më herët

Kaosi i krijuar nga Donald Trump, një oaz për autokratët e mbarë botës

Shkruar nga Marc ChampionTrump dhe Netanyahu / Siç e tha dikur personazhi i “Game of Thrones”, Littlefinger, “kaosi është një...

Kioske23 minuta më herët

Ylli Manjani: PD ështëzgjuar vonë për të mundur Ramën, plus partitë e reja votat do i marrin nga ajo

Duke komentuar gjetjet e sondazhit të Barometrit, Ylli Manjani tha se Partia Demokratike është në një trend rritje, por që...

Mix31 minuta më herët

Gigi Hadid na tregoi mënyrën ideale për të veshur këmishën klasike blu

Gigi Hadid zgjodhi në një nga veshjet më klasike në paraqitjen e saj në “The Tonight Shoë”, në Neë York. Supermodelja...

Mix39 minuta më herët

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm nga mosha, çfarë po jua shkakton tjetër

Qeset e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me...

Radar55 minuta më herët

Politika duhet pastruar edhe nga kameleonët dhe nga hipokritët, sidomos nga ata që kapërcejnë ylberin.

Nga Sokol Balla* Fjala ime e fundit është një detyrim, pasi nis fushata elektorale dhe ligji i vjetëruar elektoral shqiptar,...

Radar1 orë më herët

Sot hapet fushata, Chris La Civita shpërndan videon ironike: Kush është bufi dhe kush miu!

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën...

Facebook