Radar
Rrëfehet Ylli Dylgjeri: Si u shkarkova nga puna për 4 vargje poezi për Gent Cakajn

Ylli Dylgjeri rrëfeu në A Show me Adi Krastën në Syri Tv si u shkarkua nga puna dy vite më parë, për shkak të një poezie tallëse për ish-ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.
Dylgjeri thotë se poezinë e kishte postuar në Facebook, pa menduar se ato 4 vargje do t’i kushtonin vendin e punës si drejtor tek Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP në Ministrinë e Financave.
Ai recitoi edhe vargjet e poezisë virale për të cilat u shkarkua me urdhër të Edi Ramës:
Vargje nga Samiti i Diasporës 2019
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…