Lidhu me ne

Mix

Mënyra më e shpejtë për të humbur peshë

Me siguri titulli i mësipërm ju risolli në mendje kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe lojërat që luanit me fëmijët e lagjes. Ndër lojërat më të preferuara për vajzat, por ndonjëherë edhe për djemtë ishte hedhja me litar. Por asnjëri prej nesh nuk do e imagjinonte që hedhja me litar ishte një ushtrim shumë i mirë për të djegur kalori dhe për të humbur peshë dobësuar.

Fatkeqësisht, duke u rritur, litari ynë i dashur i fëmijërisë përfundoi në ndonjë cep të shtëpisë, por ky artikull do e sjellë sërish në vëmendjen tuaj. Hedhja me litar është një ndër ushtrimet kardiovaskulare më të mira që ekzistojnë. Ky lloj ushtrimi, i barazvlefshëm nga pikëpamja fizike me vrapin, ecjen dhe ngjitjen e shkallëve, i lejon trupit të përdorë në mënyrë efektive oksigjenin dhe sjell përftime për zemrën, mushkëritë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, – shkruan Living.

Hedhja me litar është një ushtrim që mund ta bëni kudo në shtëpi, në palestër, në park ose kur jeni me pushime. Është llogaritur që 1 orë hedhje me litar djeg deri në 1000 kalori. Mund të duket si stërvitje vetëm për këmbët, por nuk do të vonojë shumë dhe efektin do e ndjeni edhe te krahët, shpatullat dhe pjesën e sipërme të trupit. Pra, është një stërvitje me intensitet të lartë që përfshin të gjithë trupin. Këto janë 6 përfitimet kryesore që do të fitojë trupi nga hedhja e përditshme me litar:

1.Tonifikoni muskujt: Gjatë hedhjes me litar përfshihen të gjithë muskujt, udke nisur nga shpatullat, bicepshi, tricepshi, muskujt abdominalë (të barkut) dhe deri tek gjymtyrët e poshtme siç janë pulpat. Ky lloj ushtrimi ju ndihmon të digjni kalori dhe të formësoni trupin tuaj.

2.Përmirësoni qarkullimin e gjakut: Hedhja me litar e shtyn zemrën të pompojë gjak drejt arterieve dhe më pas në të gjithë pjesën tjetër të trupit. Studimet e ndryshme kanë provuar se personat që hidhen me litar rrezikojnë më pak të pësojnë goditje në zemër.

3.Pastroni rrugët e frymëmarrjes: Ky është një tjetër përfitimi i hedhjes me litar që prek organin qendror të aparatit të frymëmarrjes, mushkëritë. Mushkëritë tuaja pasurohen me oksigjen dhe rrezikoni më pak të prekeni nga astma.

4.Digjni kalori: Siç e thamë dhe më sipër ju digjni 1000 kalori nëse bëni 1 orë hedhje në ditë. Profesorët dhe instruktorët e palestrave rekomandojnë ta nisni me 5 minuta në ditë, të paraprira nga ushtrime kardio. Do të digjni kalori, djersë dhe ç’është e rëndësishmja do të humbisni kilogramët e tepërt.

5.Eleminoni toksinat: Duke qenë se djersini gjatë ushtrimeve, tokisnat eleminohen lehtësisht nga gjëndrat limfatike dhe qelizat e vdekura të trupit rigjenerohen.

6.Heq stresin: Edhe pse nuk është e vërtetuar akoma, mendohet se gjatë koordinimit të hedhjeve me litar krijohen zhinxhire të reja neuronesh në tru. Përtej kësaj, dihet tashmë që aktivitetti fizik ju çliron nga stresi, lodhja dhe energjitë negative që akumuloni gjatë ditës.

MË TEPËR

Mix15 minuta më herët

“Sirens”, seriali që është kthyer në një sensacion të vërtetë në “Netflix”

Në një platformë të mbushur me prurje të reja çdo javë, rrallë ndodh që një serial të ngjitet me kaq...

Radar2 orë më herët

Shabani: Nëse do të ishim bashkuar me Berishën, do të kishim më pak vota, ujërat e bardha nuk duhen përzier me të zezat

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për rezultatin e aritur në zgjedhje dhe akuzat se partitë e reja...

Mix2 orë më herët

Humbja e peshës në moshën e mesme mund të zvogëlojë sëmundjet kronike më vonë

I gjithë mundi që duhet bërë për të humbur peshë në moshën e mesme mund t’ju sigurojë një jetë më...

Kryesore2 orë më herët

“Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa”, Berisha: Pse nuk e diskutoj dorëheqjen

Kreu i PD, Sali Berisha teksa po fliste për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, ai preku për “nenin Basha”...

Mix2 orë më herët

Pse të gjithë në internet janë fiksuar me kukullën e frikshme Labubu

Të vegjël, me gëzof dhe pak të frikshëm: Labubu, lodrat në formë përbindëshi me buzëqeshje djallëzore, janë bërë obsesioni më...

Mix2 orë më herët

Rhode shitet për 1 miliard dollarë: Si e ndërtoi Hailey Bieber perandorinë e saj të bukurisë në vetëm 3 vite

Në një botë ku suksesi i menjëhershëm është i rrallë dhe ndikimi afatgjatë edhe më i rrallë, Hailey Bieber ka...

Kioske3 orë më herët

Si ta zbulosh një kripto Ramist

Dhjetë pika që vlejnë për të kuptuar një lake të pushtetit që shtiret si i pavarur Tek mitingu i pasfitores...

Radar3 orë më herët

“Do fillojmë bllokimin e vizave për studentët kinezë” – Marco Rubio

Sekretari amrikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi të mërkurën se Departamenti i Shtetit do fillojë bllokimin e vizave për studentët...

Mix3 orë më herët

“The Wizzard Liz” influencerja e famshme ndahet nga i fejuari, tradhtia me një fanse” (FOTO)

YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte ndërsa është shtatzënë në muajin...

Radar3 orë më herët

Emocionuese / I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja

Një moment emocionues i sakrificës së atyre qindra-mijëra familjeve shqiptare që hapën dyert për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Një...

Facebook