Lidhu me ne

Radar

Lulzim Basha: Jo 97%, por 99.9% mbështesin të ardhmen, pra mua!

Lulzim Basha: Jo 97%, por 99.9% mbështesin të ardhmen, pra mua!

Lulzim Bashës i është rritur mbështetja e demokratëve. Këtë gjë ka deklaruar vetë kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike në një konferencë për gazetarët. Ndryshe nga ç’ka deklaruar disa muaj më parë që kishte 97% e mbështetjes së demokratëve, këtë herë shifra ka është rritur. Basha tha se me të është 99.9% e demokratëve sepse ata duan të ardhmen.

Çfarë tha kryedemokrati Basha sot:

Pyetja: Kam dhe një pyetje tjetër në fakt që nuk lidhet me temën, por po e bëj me shpresën që mbase mund të më përgjigjeni. Më 23 tetor ju keni deklaruar se keni 97% demokratë në mbështetjen tuaj. A ka lëvizur kjo shifër? Është më e lartë, më e ulët?

Lulzim Basha: Sa vite kemi së bashku, në këtë sallë, ne denoncojmë ju përpiqeni ta pasqyroni. Edhe beteja, të cilës ju i referoheni, është një betejë për të ardhmen, është një betejë që kjo parti mos të mbesë peng i të shkuarës, qoftë kjo e shkuara komuniste e Shqipërisë dhe mentaliteti komunist dhe mbeturinat e komunizmit, brenda partisë, qoftë kjo mbeturinat e korrupsionit brenda Partisë Demokratike. Dhe të jeni të sigurt që shumica absolute, jo 97, por 99.9% e demokratëve janë për të ardhmen. 99.9% e demokratëve si lidh asgjë as me mendësinë bolshevike, ë, partia nuk është pronë e askujt, është pronë e gjithë demokratëve, dhe as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Nuk ka përfituar, 99.% e demokratëve nuk kanë përfituar, janë dëmtuar, janë dëmtuar si shqiptarë, janë dëmtuar në imazh dhe dinjitet si demokratë, sa herë që bashkëqytetarë tanë kanë treguar me gisht zyrtarë që kanë marrë pushtet gjatë kohës sonë dhe që kanë abuzuar me atë pushtet. Kështu që nga kjo pikëpamjen që është pikëpamja e vetme me të cilën mund të flasim sot, pikëpamja e parimeve, të jesh e sigurt, që me qasjen tonë, nën lidershipin tim për ta pastruar Partinë Demokratike nga mbeturinat e mentalitetit komunist dhe nga pasojat e korrupsionit gjatë qeverisjes sonë, janë 99.9% e demokratëve.

Çfarë thoshte kreu i PD-së Lulzim Basha më 23 tetor 2021:

Lulzim Basha: Mbështetja e anëtarësisë së PD-së për mua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera.

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook