Kryesore
Komisioni i Rithemelimit njofton referendumin e 18 Dhjetorit, zyrtarizohet shkarkimi i Bashës
Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar mbajtjen e referendumit më 18 Dhjetor në të gjitha degët e PD-së, për të votuar pro ose kundër shkarkimit.
Në një postim në Facebook, Floriana Garo, drejtoreshë komunikimit të ‘Foltores’ shkruan “Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në REFERENDUMIN e dt 18 Dhjetor!”. Referendumi për shkarkimin e Lulzm Bashës nis në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të pasdites
Kujtojmë se paralelisht me referendumin zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtari thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia e PD-së. Kuvendi nis në orën 11:00 dhe zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Në Kuvendin e 11 Dhjetorit,delegatët me votim të fshehtë, vendosën dhe miratuan shkarkimin e Lulzim Bashës me 4446 vota pro, si edhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe tre nënkryetarëve: Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.