Lidhu me ne

Mix

Ja cilët janë antidepresantët natyralë më efektiv

Pa dashur të bëhem irracionale në përshkrimin e emocioneve tona, ndryshimi i stinëve duket se ndikon seriozisht për shumë prej nesh në jetën e përditshme, individuale dhe sociale. Ftohtësia, mungesa e dritës, lagështira, rrobat e trasha dhe të rënda për trupin, shpeshherë mundojnë fizikun dhe psikikën tonë për të qenë në formën e duhur për të kryer aktivitetet e përditshme.

Ndoshta ne nuk i kemi marrë seriozisht këto aspekte të ndryshimeve klimaterike, por evidencat tregojnë se ato ndryshojnë thelbësisht gjendjen tonë emocionale, sidomos kur ajo është nën vulnerabilitetin e shqetësimeve apo hiperaktivitetin e gëzimeve të jetës së përditshme.

Është interesante se si gjatë një pyetësori të zhvilluar te njerëzit që praktikonin meditimin, thuajse 86% e tyre, kur u kërkohej të meditonin duke përfytyruar vendin më të bukur ku do të dëshironin të ishin apo që kishin qenë tashmë, përfytyronin diellin në agim ose në perëndim, plazhin ose malin, ngrohtësinë dhe freskinë, ujin e detit, zogjtë e qiellit, pemët e pyllit, lulet shumëngjyrëshe, por midis natyrës relaksuese, seksi ishte pjesë e pandashme e saj.

Pra, duket se natyra zë një vend të konsiderueshëm në praktikat e meditimit. Atje, njerëzit ndiejnë qetësi dhe paqe. Kur flasim për diellin, dritën, ngrohtësinë, ujin e freskët, ngjyrën e gjelbër të pemëve, lulet, frutat, sigurisht që vijmë në stinët pranverë-verë dhe aty situata ndryshon nga i ftohti i dimrit, edhe për njerëzit që thonë se vera i çmend nga nxehtësia. Ka një shpjegim për faktin pse stina e verës është kaq e preferuar për njeriun dhe humorin e tij.
Sipas neuroshkencës, pas këtyre ndjenjave fshihet një shpjegim domethënës që tregon se trupi ynë reagon ndaj rrezeve të diellit dhe dritës natyrale duke e mbuluar trurin tonë me praninë e kimikatit neurotransmetues që njihet si seratonin. Ky neurotransmetues është një “antidepresant natyral” i cili nuk kursehet të na japë atë ndjenjë pozitive që secili prej nesh ndjen. Por le të mos varemi nga një kimikat i trupit, i cili pjesërisht do të bëjë punën e tij, por le të shikojmë disa alternativa të tjera të shëndetshme, që e ndihmojnë psikikën tonë të spastrohet nga helmet që jeta i sjell pa kursim:

Së pari, mundohuni t’i krasisni ditës pak kohë për të ushtruar disa aktivitete fizike. Kjo jo gjithmonë nënkupton vajtjen në palestër apo vrapin në park. Për të gjithë ata që ndihen të dembelosur dhe pa vullnet për ta bërë këtë hap: “Çohuni pak më herët në mëngjes që të ecni për të shkuar në punë, të ecni për të takuar miqtë pasdite, ose nëse jeni me pushime, ecni sa më shumë të mundeni duke shijuar agimin e stinës së verës. Është një nga momentet më të bukura të ditës. Duket sikur jeni ju që e zgjoni mëngjesin”.

 
Së dyti, mos i dëgjoni shumë dietologët në stinën e verës. Ne priremi të mbajmë dietë në këtë stinë, por ju premtoj që mjafton të ushqeheni pak dhe shpesh dhe do t’ia dilni mbanë. Psikologjikisht, ushqimi ndikon shumë mirë në shëndetin tuaj mendor. Hapini pak rrugë nepsit. Gjatë ditës, kur jeni në kohën e pushimit ose me pushime, provoni pak akullore, biskota, pak çokollatë, fruta të freskëta, bukë të pasur me drithëra, sallatat e freskëta të stinës, bajame, fruta të thata apo arra dhe sigurisht ujë. Pra, përtypuni gjatë ditës me shumëllojshmërinë që ofron stina dhe keni për ta parë sa mirë do të ndiheni, madje çuditërisht, edhe pa shtuar në peshë. Dielli dhe drita sërish ofrojnë mundësinë që dhjamërat dhe yndyrat e trupit të jenë më të stabilizuara me funksionimin e seratoninës dhe elementëve të tjerë kimikë që janë në aktivitet.

 
Së treti, dilni nga shtëpia sa më shumë të keni mundësi në këtë stinë. Kërkoni një vend të freskët ku të mund të uleni dhe të pini diçka dhe qëndroni të rrethuar me miq, që ndoshta keni edhe kohë pa i parë. Qeshni me ta pa u kursyer dhe tregoni sa më shumë nga dita juaj, pa ju munduar jehona e mendimit “Pse e thashë këtë?”. Mos e mundoni veten duke e gjykuar atë. “Falni veten dhe të tjerët” duhet të jetë motoja juaj në jetë. Por gjatë stinës së verës të gjithë të tjerët janë të prirur të veprojnë kështu.
Së katërti, ngopuni me gjumë në ajër të freskët. Kështu ndihmoni trupin që të marrë veten dhe të prodhojë më shumë seratoninë.

Nga Denada Toçe

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix18 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix18 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix18 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix18 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix18 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix19 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar19 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar19 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix19 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook