Lidhu me ne

Kioske

Gjakmarrja si “veçori” kombëtare, dhe ngatërresa që i bëhet me hakmarrjen

PD DO TË PËRÇAHET”/ Mustafa Nano: Ka vetëm një zgjidhje por ajo s'ka gjasë  të ndodhë – AlpeNews

Mustafa Nano – Analizë e vitit 2014

Ka një dukuri që na dallon më së pari e më së shumti në Europën e sotme; madje, edhe në Ballkanin e sotëm. Është gjakmarrja. Ekzistenca e gjakmarrjes na turpëron si shoqëri, na nxjerr në një dritë të keqe, e na bën të na tregojnë me gisht si shoqëri tepër e prapambetur. Shumica e gazetarëve të huaj që e vizitojnë këtë vendin tonë e zgjedhin (ende pa u nisur “me shërbim”) gjakmarrjen si çështjen më të parë, tek e cila do të fokusohen. Janë me qindra shkrimet që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit në gazetat e botës, në të cilat autorët janë kapur pas këtij fenomeni, që neve të këtushmëve na mban shumë larg nga moderniteti dhe atyre ua bën Shqipërinë tepër mesjetare.

Në Shqipërinë e këtyre kohëve, ashtu si në Shqipërinë e 100 viteve të fundit, ka pasur gjithmonë ngjarje e zhvillime, përballë të cilave të tjerët kanë mbetur të tronditur e të pagojë. Por nuk besohet se mund të ketë shock më të madh sesa gjakmarrja në vitin 2012. Ndërsa vetë ne tanimë jemi mësuar në një farë mënyre, e nuk dimë të shock-ohemi më. Kemi ditur andej nga fillimi i viteve ‘90, kur gjakmarrja zuri të rishfaqej pas një paranteze të shkurtër gjatë, dhe për shkak të, regjimit komunist, por më pas, nën trysninë e krimeve të njëpasnjëshme me motiv gjakmarrjen, na u bë si një gjë e zakontë. Sot, një vrasje për gjakmarrje nuk ka ‘tërheqjen’ që kish një dekadë më parë. Nëse në vitin 2000 mund t’i shkonte dikujt mendja për të bërë një protestë kundër gjakmarrjes (kam marrë pjesë vetë në një protestë të tillë në Shkodër), sot duket sikur s’ka njeri motiv të organizojë protesta të tilla.

Më ka çuditur në këtë histori heshtja e politikës përballë kësaj dukurie. Gazetarët apo intelektualë të tjerë publikë, kush më shumë e kush më pak, shkruajnë herë pas here dhe e denoncojnë këtë dukuri (vetëm gjatë dy javëve të fundit kanë bërë shkrime lidhur me gjakmarrjen Elsa Ballauri, veprimtare e shoqërisë civile, Gjergj Meta, prift katolik, Fehmi Abdiu, jurist, Brizida Gjikondi, publiciste, etj.),  por politikanët nuk kanë dhënë asnjë shenjë apo provë se kanë qenë e janë të shqetësuar prej shtrirjes së gjakmarrjes. Merrni Kryeministrin Berisha, i cili për çfarë nuk ka folur gjatë 22 viteve të fundit, por një qëndrim lidhur me gjakmarrjen mezi ia ka nxënë goja në ndonjë rast. Dje ka qenë hera e dytë a e tretë që ai ka folur mbi këtë çështje, dhe me siguri është cytur nga presioni i Brukselit të skandalizuar nga shtrirja e fenomenit, që për eurokratët është dëshmia më flagrante e mungesës së shtetit të së drejtës; madje, edhe më keq se kaq, dëshmia flagrante e mungesës së shtetit (jo të së drejtës). Ai u duk i cytur nga vrasja “për gjakmarrje” e Maries 16-vjeçare nga Dukagjini, por nuk besohet se ka qenë ky krim medemek kanunor që e ka bërë atë të flasë për gjakmarrjen. Në Shqipëri ka pasur vazhdimisht krime të tmerrshme me motive kanunore, dhe ai nuk ka folur as si President, as si i pari i opozitës, e tani as si Kryeministër.

Por dje bëri një ngatërresë si të paqëllimshme. Nuk foli për gjakmarrje, por foli për hakmarrje. Ja pasazhi që ka të bëjë me këtë argument: “Vrasja për hakmarrje do marrë ndëshkimin maksimal. Nuk shkohet përpara me këtë trashëgimi thellësisht negative. Sot, ata të cilët vrasin për hakmarrje, dëshmojnë se udhëhiqen nga demonë të urrejtjes dhe egërsisë njerëzore”. Dhe vetëm në fund, ai e zëvendëson termin ‘hakmarrje’ me termin ‘gjakmarrje’: “Ka një rënie drastike, shumë të madhe të vrasjeve për gjakmarrje”.

Është një ngatërresë që e bëjnë shumë vetë në Shqipëri, por është çudi që e bën Berisha. Hakmarrja nuk është një ‘tabiat’ shqiptarësh. Vrasje për hakmarrje bëhen kudo. Janë të panumërt filmat e Hollywood-it, që kanë për fabul hakmarrjen. Prandaj, fraza e Berishës se “vrasja për hakmarrje do marrë ndëshkimin maksimal” është pa kuptim. Së pari, ngaqë vrasjet për hakmarrje nuk janë një problem në Shqipëri; ose le të themi që janë problem po aq sa janë edhe në një numër vendesh të tjera. Së dyti, ngaqë bëhet ajo ngatërresa, për të cilën fola pak më sipër.

Jo çdo hakmarrje është gjakmarrje. Një vrasje për gjakmarrje ndryshon cilësisht nga një vrasje për hakmarrje. Ndryshon cilësisht për të paktën dy arsye. Së pari, një vrasje për hakmarrje bëhet, dhe historia mbyllet aty. Historia mbyllet aty jo vetëm ngaqë zgjidhjen e ‘konfliktit’ e bën shteti; shpesh, edhe kur shteti “nuk ia thotë për të zgjidhur konfliktet ashtu si duhet”, historia mbyllet aty në pritje që shteti të veprojë ashtu si duhet.

Ndërsa vrasja për gjakmarrje është ndryshe; ajo nuk mbyllet aty; ajo apelon për gjak tjetër, dhe asnjë konflikt nuk lihet për t’u zgjidhur nga shteti, edhe në rastin kur shteti ekziston (shumë vetë janë të sigurt se një shtet i konsoliduar dhe një sistem funksional drejtësie do bëjnë që gjakmarrja të mos ekzistojë, por unë personalisht jam i idesë se kaq nuk mjafton; dhe kjo ka të bëjë me dallimin e dytë midis hakmarrjes e gjakmarrjes).

Së dyti, vrasja për hakmarrje është pasojë e një vendimi apo vullneti individual. Ndërsa vrasja për gjakmarrje kryhet nga një individ, por nuk është tamam ky që vendos; ky është thjesht këmbëza e një mekanizmi vrastar kulturor, që ngrihet kryesisht mbi Kanunin (më saktë, Kanunet). Në këtë kuptim, individi që vret për gjakmarrje është viktimë, gjithashtu. Është viktimë e një kulture të caktuar, e mendësive të caktuara, e një morali të caktuar publik a kolektiv, e një ethosi të caktuar, të cilët të shtyjnë të marrësh gjak, të justifikojnë në rastin kur ti merr gjak, madje të nderojnë për vrasjen që ti bën, apo të bëjnë të ndihesh me turp në rastin kur ti nuk e bën atë vrasje. Gjakmarrja është një fenomen kulturor. Ndërsa hakmarrja është një pulsion i egër human.

Për këto dy arsye (ndoshta dhe të tjera), të bësh dallimin mes gjakmarrjes e hakmarrjes është punë e mundim fëmijësh, dhe është bajagi e pakuptimtë të dëgjosh Kryeministrin që, krejt pa u menduar (apo duke e menduar mirë?) merr njërën për tjetrën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook