Lidhu me ne

Mix

Disa arsye se pse mund t’ju mpihen duart

Duart tuaja kanë disa nga receptorët më të ndjeshëm të prekjes në të gjithë trupin, dhe të gjithë ata receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash. Nëse dhe vetëm një nga këta nerva, apo një seksion i tyre, dëmtohet në njëfarë mënyrë, truri juaj mund të mos i marrë të gjitha informacionet që duart dërgojnë drejt tij.

Por ka dhe shumë arsye të tjera se pse mund t’ju mpihen duart. Nga dëmtimet nga përdorimi i tepërt në infeksione dhe probleme kronike shëndetësore, ja pse mund të ndodh kjo:

  • Sindroma e tunelit karpal – Ky është një problem shëndetësor, ku nervi median, që kalon përgjatë parakrahut dhe dorës, bllokohet në kyç. Është shumë i zakonshëm tek personat që kalojnë një kohë të gjatë duke punuar në kompjuter. Por nëse ndodh në të dyja duart mund të jetë si shkak i ndonjë sëmundjeje tjetër.
  • Çrregullimet e tiroides – Nëse lihet e padiagnostikuar apo e patrajtuar, një tiroide më pak aktive se duhet, hipotiroidizmi, mund të rezultojë në dëmtime të nervave që transportojnë informacion mes trurit, shtyllës kurrizore dhe pjesës tjetër të trupit. Kjo sepse gjendra e tiroides nuk prodhon aq hormone sa duhen për këto funksione.
  • Ilaçet – Ilaçe të caktuara mund të kenë si efekt anësor mpirjen e duarve, ose ndjenjë e shpimit të gjilpërave në duar dhe në këmbë. Më të zakonshmet që mund ta bëjnë këtë janë ilaçet e kimioterapisë, apo të HIV/AIDS.
  • Mungesa e vitaminës B12 – Trupi ka nevojë për vitaminë B12, një lëndë ushqyese që gjendet në mish, vezë, pulë, dhe produktë të bylmëtit, për të krijuar qeliza të kuqe të gjakut të shëndetshme, nerva dhe madje dhe ADN. Mungesa e madhe e vitaminës B12, e njohur dhe si anemi e dëmshme, mund të shkaktojë një sërë simptomash ku përfshihet dhe mpirja e duarve.
  • Çrregullimet e alkoolit – Konsumimi i alkoolit për një kohë të gjatë mund të çojë në neuropati alkoolike, apo dëmtim të nervave. Një nga simptomat e këtij çrregullimi është dhe mpirja e duarve.
  • Diabeti, skleroza multiple dhe goditja cerebrale – Si diabeti edhe skleroza multiple dhe goditja cerebrale mund të shkaktojnë dëmtim të nervave duke çuar në mpirje të duarve.

Burimi: Prevention

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix16 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix16 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix17 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar17 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix17 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix18 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix18 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar18 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar18 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook