Lidhu me ne

Mix

Bakteret në zorrë, shenjë e sëmundjeve në mushkëri

Një koleksion specifik i baktereve të zorrëve mund të jetë fajtor në zhvillimin e hipertensionit pulmonar arterial (PAH), tregon një studim i ri.

PAH është një sëmundje kronike e shënuar nga ngushtimi i arterieve që furnizojnë mushkërine më gjak. Me presion të lartë të vazhdueshëm të gjakut në këto arterie, ana e djathtë e zemrës detyrohet të punojë më shumë, gjë që mund të rezultojë në dështim të zemrës së njëanshme. Simptomat e PAH përfshijnë gulçim, palpitacione të zemrës dhe lodhje. Mikrobiota, bakteret që gjenden në zorrën e të gjithëve, ndihmojnë  në tretje. Studimi tregoi se të paturit e një profili të veçantë mikrobiote parashikoi PAH me saktësi 83%.

“Ne treguam për herë të parë që bakteret specifike në zorrë janë të pranishme te njerëzit me PAH. Ndërsa trajtimet aktuale të PAH përqendrohen në mushkëri, duke parë boshtin e mushkërive / zorrëve mund të hapin derën për terapi të reja të përqendruara në sistemin e tretjes,” tha autori i studimit kryesor Mohan Raizada. Ai është një profesor i dalluar në departamentin e fiziologjisë dhe gjenomikës funksionale në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Florida në Gainesville. Mostrat e jashtëqitjes u mblodhën për studim nga 18 pacientë me PAH dhe 12 persona pa histori të sëmundjes kardiopulmonare. Bakteret unike të gjetura në jashtëqitjen e pacientëve me PAH çuan në këto përundime. Raizada dhe ekipi i tij janë të etur për të mësuar se si kjo baktere ndikon në mushkëritë e pacientëve PAH.

“Ne nuk e dimë nëse dhe si bakteret e zorrëve dhe viruset shkojnë në mushkëri,” tha Raizada në një njoftim për lajme. “Disa studime kanë treguar një incidencë të rritur në rrjedhjen e zorrëve në mesin e personave me hipertension pulmonar, e cila mund të lejojë që disa baktere të zorrëve të futen në qarkullimin e gjakut dhe të qarkullojnë në mushkëri, ku mund të shkaktojnë inflamacion dhe të çojnë në ndryshime vaskulare”, theksoi ai. “Ende ekziston pyetja nëse mikrobiota specifike e lidhur me PAH është shkaku ose rezultat i sëmundjes, prandaj, kërkohen më shumë hulumtime”, shtoi Raizada.

Gjetjet u botuan 24 shkurt në revistën Hypertension.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook