Temporal
Shefi i Soros në Shqipëri: Basha, Duma, Balla të sponsorizuar nga Soros.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të George Soros në Shqipëri Andi Dobrushi zbulon emrat e politikanëve që janë sponsorizuar nga George Soros.
Një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë kanë studiuar në universitetet më të njohura të Europës me bursat e miliarderit amerikan, Soros.Dobrushi zbulon se mes tyre është edhe Lulzim Basha, i cili falë bujarisë së Soros studioi në Holandë. ‘Zoti Basha është një prej tyre që në rininë e vet ka përfituar një bursë që i ka mundësuar ndjekjen e studimeve në Holandë. Taulant Balla ka marrë mbështetje. Zonja Grida Duma ka qenë në Universitetin për Europën Qendrore dhe Lindore (Universitet i financuar nga George Soros). Gent Ibrahimi ka qenë student i masterit në Drejtësi tek Universiteti i Europës Qendrore Lindore’,- thotë Dobrushi.