Lidhu me ne

Kioske

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimin e babait të vet politik në zyrat e PD-së me ngjarjet e vitit ‘97, ka denoncuar kriminelët dhe të kapurit nga oligarkët që e shqëronin, ka anatemuar llumin që erdhi në Tiranë me pantallona të grisura dhe u bënë milionerë gjatë qeverisjes së PD-së.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se ka mjaftuar një mbledhje e shkurtër dhe një konferencë shtypi e Berishës brenda godinës, që ta detyrojë pasardhësin e tij të nxjerrë nga goja fjalë, duf dhe inat që nuk i kishte shqiptuar kurrë me një intensitet kaq të lartë.

Kjo pra është pyetja që duhet bërë: pse kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pati një reagim të shproporcionuar për një mbledhje të thjeshtë, gjë që nuk e ka bërë as për goditje më të rënda, as për shpifjet që foltorja ka prodhuar ndaj tij, as kur mbi 4500 delegatë i votuan shkarkimin, as kur u shpall një referendum për ta vulosur atë.

Pse një mbledhje e qetë, në thelb vetëm simbolike, e disa deputetëve dhe anëtarëve të PD, që në fund të fundit kanë të drejtë të organizojnë aktivitete në selinë e përbashkët, u shndërrua në mëkatin sipëror për sytë e Bashës?

Vetëm pasi ke vënë re këtë asimetri, e ke të lehtë ta gjesh përgjigjen. Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit u soll në këtë mënyrë, pasi ai atunë më të madhe në politikë, nuk ka mbështetësit, militantët dhe votuesit, por çikërrima simbolike si zyra, vula dhe selia.

Ai njeh për opozitë protokollin dhe jo realitetin.

Ai ndihet mirë mes mureve të pushtetit dhe jo mes qëndrestarëve.

Atij nuk i interereson të jetë shumicë mes të vetëve, por thjeshtë të mbetet delfini i Edi Ramës.

Atij nuk i interson të bindë, por boll të vegjetojë.

Atij nuk i intereson të fitojë, por vetëm të mashtrojë.

Pikërisht për këtë gjëja që Basha ka përjetuar më keq gjatë këtyre muajve, ishin ato tre orë kur ai u detyrua të strukej në një sallë, sepse mjediset diku afër i kishin zaptuar mbështetësit e Berishës.

Dhe natyrisht që s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kur nuk ke në favor, as sondazhet e opinionit, as delegatët e kuvendit, as militantët, madje as ata pak të cilëve iu bë sot thirrje të shkonin e ta përkrahnin në seli, nuk ke si të kesh ganxhë tjetër ku të kacavirresh.

Pra sjellja, toni dhe mllefi i Bashës pas kësaj që ngjau është mëse i kuptueshëm. Sot e turpshme, e patolerueshme dhe vrastare për opozitarizmin është sjellja e atyre që e mbështesin. Sepse tashmë jo Basha, por qerthulli i idiotëve të dobishëm që vazhdojnë të recitojnë thagmat e tij, janë njollat e pashlyeshme në trupin e frontit që do të vazhdojë betejën me regjimin rilindas.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix7 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar7 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar7 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore13 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix13 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook