Lidhu me ne

Mix

“Ndoshta ishte kortizoni që dëmtoi kockat e mia”

Maria, 66 vjeç, jeton në Milano, Itali. Në 1988, pas lindjes së djalit të saj të tretë, Maria u prek nga artriti reumatoid. Si rezultat, ajo filloi të marrë trajtim të kortizonit për një periudhë më shumë se 20 vjet.

“Ndoshta ishte kortizoni që dëmtoi kockat e mia,” shpjegoi ajo, dhe pastaj përshkroi se si mjekët zbuluan se ajo kishte osteoporozë.

“Para se të dilja në pension  në 2007, unë punoja në një shtëpi pleqsh si kryetare e personelit dhe listat e pagave. Menjëherë pas daljes në pension unë papritmas zhvillova ‘këmbët e bllokuara’ – një neuropati periferike. Ky ishte fillimi i vizitave në klinika të ndryshme në përpjekje për të gjetur një kurë. Megjithëse gjeta një përbërës biologjik që ndihmoi si problemin e këmbës, ashtu edhe artritin reumatoid, osteoporoza e heshtur më parë ,u bë e dukshme. “

Filloi kur, në vitin 2010, Maria ra nga shtrati . Edhe pse shtrati nuk ishte shumë i lartë, ajo pësoi dy brinjë të plasaritura  si rezultat i rënies. Në dhomën e urgjencës, asaj iu dha një mbajtëse trupi për tu veshur për 3 deri në 4 muaj. Kjo ishte kur testet diagnostikuese treguan se ajo kishte zhvilluar osteoporozë dhe, si rezultat, filloi trajtimi për të frenuar humbjen e kockave. Për dy vjet Maria bëri injeksione të përditshme dhe duket se nga kjo ka pasur disa përfitime. Pas dy vitesh ajo ndaloi trajtimin ditor dhe tani po merr një injeksion çdo gjashtë muaj.

Ajo  gjithashtu filloi t’i kushtojë më shumë vëmendje stilit të saj të jetesës dhe dietës. Për shembull; ajo ndaloi pirjen e duhanit, ajo ha fruta dhe perime rregullisht, dhe merr shtesa ushqimore, duke përfshirë vitaminën D. Gjithmonë një notare e etur në të kaluarën, ajo ende noton tre ditë në javë kur është e mundur. Ajo ka zbuluar rishtazi se yoga me të vërtetë ndihmon dhe ndjek një klasë lokale të yogas një herë në javë. “Kur dal nga klasa e yogës, me të vërtetë ndjehem sikur po fluturoj, dhe nuk ndiej dhimbje të asnjë lloji.”

Fatkeqësisht, një frakturë e dytë ndodhi në vitin 2012 kur Maria ra në pishinë dhe theu .Gjatë operacionit,i  vendosën  një pllakë metalike speciale dhe vida. “Përkundër kësaj unë akoma arrij të vazhdoj të ecë normalisht  gjithë ditën dhe jam në gjendje t’i zbatoj të gjitha angazhimet e mia personale. Në fakt, unë kam tre djem, një nip dhe një nënë që është 94 vjeç, dhe ata më mbajnë shumë të zënë. ” “Akoma kam frikë kur lëviz, por jam mësuar të bëj kujdes shtesë duke lëvizur në mënyra specifike.

Për shembull, kur bëj përkulje nuk përkulem më në të njëjtën mënyrë si më parë, përpara se të zhvilloja osteoporozë. Unë jam gjithashtu e  kujdesshme kur bëj punët e shtëpisë. Kur hekuros  nuk bëj më gjithçka me një hap, por i bëj pak nga pak. Le të themi se më është dashur të mësoj se si të trajtoj veten, sepse përndryshe nuk do të kisha mundësi të vazhdoja. Unë e di që jam pak ‘e papërgjegjshme’ dhe nuk mendoj shumë për sëmundjen, megjithëse padyshim nëse ka ndonjë problem duhet ta përballosh atë. “

Pas përvojës së saj, Maria këshillon të tjerët “të fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme, duke përfshirë fruta dhe perime kur jeni i rinj. Merrni ekspozim të mjaftueshëm të diellit sepse është i mirë për kockat, dhe mbi të gjitha, praktikoni sporte.

Nëse nuk do të kisha qenë notare, unë me siguri nuk do të kisha mundësi të zgjidhja shumë nga problemet që kanë ardhur me këtë sëmundje.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix12 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar15 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix15 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar16 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar17 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix17 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore18 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix18 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook