Lidhu me ne

Radar

Hapet kapaku i pusetës së plehrave…

Nga Mentor Kikia

Hapet kapaku i pusetës së plehrave…

Pusetës së plehrave i hapet kapaku. Në fakt vetëm është lëvizur pak për të plasur era.

Një vajze 23 vjeçe, Stela Gugallja, në korrik krijon një kompani, me 1 milion Leke të vjetra kapital, dhe në tetor merr një tender 21 milion Euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Një biznes i çuditshëm. Sipërmarrësi i merr paratë qeverisë, kryen investimin, dhe merr fitimin. Pa tender, pa kritere, pa asnjë kusht. Dhe kjo shitet si PPP, që nënkupton se investimin e kryen sipërmarrësi me paratë e veta, dhe qeveria ia jep paratë bashkë me fitimin me këste, meqë nuk i ka gjendje.

Inceneratorët rriten e zgjerohen në mënyrë të rrufeshme. Investime në disa qindra miliona Euro. Te gjitha me parate e qeverise. Kompani misterioze, të themeluara anë e kënd botës, e që kishin vetëm një kokë, Klodian(Mirel) Mertiri, bashkëshorten e tij Stela Gugallja dhe juristin e tij Klodian Zoto.

Biznese që përuroheshin me bujë, por pronarët nuk dalin në skenë asjëherë.

Fshiheshin!

Përse? Kishin frikë, apo nuk ishin ata pronarët?

Ish ministri i mjedisit tani është në pranga. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim dhe kompanitë janë sekuestruar!!!!

Në ceremoninë e përurimit të inceneratorit të Elbasanit, në prill 2017, kryeministri tha:

“I jam mirënjohës ministrit të mjedisit dhe ministrit të financave, që megjithëse gjirokastrit, e zgjidhi qesen deri në fund…”

Mos duhet që të ndahet me dikë edhe fajësia e ministrit të mjedisit, ashtu si lavdia dikur?

Në tetor 2020, unë kam debatuar në studion e Opinion me ish ministrin e financave, Z. Arben Ahmetaj, i cili këmbëngulte se Klodianët nuk kanë asnjë lidhje me inceneratorët, se Stela ishte një sipërmarrëse e suksesshme, se Mërtiri u gjet rastësisht në makinën e tij në Maqedoni, etj etj…

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook