Radar
Pas rreth 4 orësh i mbyllur/ Basha del nga “ngujimi”
Pas rreth 4 orësh, kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka dalë nga ngujimi. Rreth orës 16.e 35 ai është shfaqur para mediave, për të zhvilluar një konferencë për shtyp.
Ndërkohë që ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndodheshin në selinë e PD, Basha ishte mbyllur në një nga zyrat me pretekstin se është në një mbledhje me disa nga deputetët e tij.
Ai përgjatë gjithë kësaj kohë që Berisha ka qëndruar në seli nuk ka reaguar, ndërkohë që Berisha e akuzoi se ka mbushur selinë me banda kriminale dhe njerëz të armatosur.
Gjithashtu edhe deputeti Belind Këlliçi e akuzoi për vjedhjen e zyrës së FRPD-së dhe sendeve të tij personale