Lidhu me ne

Radar

Kreu i PD Vlorë: Një minorancë si Basha, nuk mund ta bëjë pis vendimmarrjen e anëtarësisë

Kreu i PD Vlorë: Një minorancë si Basha, nuk mund ta

Kuvendi i 11 Dhjetorit shkarkoi Lulzim Bashën, me 4446 vota pro, nga posti kryetarit të Partisë Demokratike, Ky i fundit, fill pas vendimeve të Kuvendit, nis ‘ofensivën’ e tij për të rrëzuar vendimet e marra nga Kuvendi i Berishës.

Kreu i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, i shkarkuar nga Kryesia e PD-së bashkë me 10 krerë të tjerë të degëve në rrethe, i konsideron vendimet e Bashës nul dhe pas asnjë pasojë.

Në një lidhje për RTV Ora, Deromemaj shprehet se Basha tanimë nuk është asgjë tjetër, veçse një deputet i thjeshtë i PD-së, dhe jo më një kryetar.

“E drejta e anëtarit të thjeshtë të zotit Basha të mos e njohë por përveç kësaj të drejtë nuk ka asnjë të drejtë. Më fal është dhe deputet. Kuvendi vendosi me votë maksimale, 4446 anëtarë votuan pro shkarkimit të Bashës nga detyra e kryetarit. Kuvendi me shumicë absolute ka shkarkuar Bashën, sekretariatin, nënkryetarët dhe kryesinë. Çdo vendim në mendjen e zotit Basha apo atyre pak njerëzve që ka pranë në atë seli janë vendime nul, nuk kanë asnjë pasojë”, tha Deromemaj.

Për kreun demokrat të Vlorës, Kuvendi i 11 Dhjetorit ka qartësuar se ku është pozicionuar shumica dërrmuese e anëtarëve. Sipas tij, rithemelimi i PD-së do të konkludohet më 22 mars kur do të mblidhen për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Kuvendi është struktura më e lartë e PD. Për të implemetuar vendimet e Kuvendit është caktuar një Komision Rithemelimi me 29 anëtarë që tashmë e kanë filluar punën për riorganizimin dhe rithemelimin e PD që do të konkludohet me zgjedhjen e kryetarit me 22 mars kur do të mblidhemi përsëri. Basha mund të ketë dëshirat dhe ëndrrat e tij, diferencën mes tij dhe nesh e tregoi data 11. Të mblidhen 15 mijë demokratë në kushte të jashtëzakonshme moti, luftë dhe linçim të çuditshëm, por mbi të gjitha delegatë me të drejtë vote. Është qartësuar nga është shumica absolute. Një minorancë si zoti Basha dhe ndonjë bashist i vogël pranë tij nuk mund ta bëjë pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD”, u shpreh Deromemaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook