Lidhu me ne

Radar

Kallëzoi në SPAK demokratët/ Berisha ‘sulmon’ Bashën: Opozita nuk është as vulë as bravë!

Kallëzoi në SPAK demokratët/ Berisha ‘sulmon’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të 5 ish-funksionarëve të partisë, për falsifikimin dhe përdorim të simboleve të PD-së.

Me një postim në Facebook, Berisha shkruan se akti i fundit i Bashës, tregon se PD-ja kalon nga humbja në humbje për shkak të pazarit Basha-Rama dhe se ‘ish-lideri i partisë ka prekur fundin politik e moral’.

“Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!”, shkruan Berisha.

Postimi:

Opozita nuk eshte as vule as brave!

I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!

Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Eshtë i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.

Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

Komisioni për Rithemelimin e PD-së

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook