Lidhu me ne

Mix

Bronkiti dhe Pneumonia/ Dallimet dhe të përbashkëtat

Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Ai shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, irritimin dhe mbushjen e tyre me sekrecione. Bronkiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit. Sipas të dhënave bronkiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus. Ai mund të zgjasë për disa ditë ose disa javë. Bronkiti kronik nga ana tjetër, shoqërohet me kollë që zgjat 3 muaj.

Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronkiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronkitit akut.

Cilat janë simptomat më të zakonshme të bronkitit

Simptomat më të zakonshme të bronkitit janë:

  • kolla me sekrecione pa ngjyrë ose me ngjyrë të verdhë ose jeshile,
  • temperaturë që qëndron poshtë 38°.
  • plogështi,
  • rrjedhje të hundëve,
  • bllokim të kraharorit,
  • ethe,
  • dhimbje të brinjëve si pasojë e kollitjes
  • vështirësi në frymëmarrje.

Njerëzit që rrezikohen më shumë nga bronkiti

Bronkiti mund të kaplojë çdo njeri pa dallime moshe apo gjinie.

Megjithatë, ka disa njerëz që janë më të rrezikuar prej tij.

Bëhet fjalë për:

  • Njerëzit që kanë kaluar të ftohur ose një infeksion në rrugët e frymëmarrjes
  • Njerëzit që vuajnë nga një problem kronik të mushkërive.
  • Njerëzit me imunitet të dobët,
  • Fëmijët nën 5 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga alergjitë ose ushqyerja e keqe.
  • Të moshuarit

Pneumonia

Bëhet fjalë për një sëmundje shkaku i së cilës mund të jetë një bakter, virus ose fungus.

Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit që vuajnë nga shqetësime kronike.

Shumë njerëz kaplohen nga pneumonia pas një viroze ose edhe pas bronkititi.

Cilat janë simptomat më të zakonshme të pneumonisë

Simptomat e kësaj sëmundje janë të ngjashme me ato të bronkitit.

Bëhet fjalë për:

  • kollën e fortë me sekrecione  me ngjyrë të verdhë, jeshile ose me grimca gjaku
  • temperaturë të lartë
  • vështirësi në frymëmarrje
  • therje në kraharor
  • plogështi dhe mungesë energji
  • dhimbje të fytit.

Simptomat që dallojnë pneumoninë nga bronkiti

Disa prej shenjave paralajmëruese që dikush vuan nga pneumonia dhe jo nga bronkiti janë:

  • të moshuarit e prekur nga pneumonia janë konfuzë
  • frymëmarrja është e shpejtë dhe e cekët,
  • të përziera dhe të vjella, veçanërisht tek fëmijët dhe bebet
  • mungesa e oreksit
  • ethet dhe dhimbjet muskulare.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Si bronkiti ashtu edhe pneumonia janë kërcënuese për jetën.

Njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku në rast se:

  • nuk mbushen dot me frymë,
  • nuk reshtin dot së kollituri,
  • kanë temperaturë tepër të lartë,
  • vuajnë nga një sëmundje tjetër kronike.

Ekspertët thonë se problemet me frymëmarrjen në të dyja rastet mund të përshkallëzohen shumë shpejt.

Ndaj në rastin më të parë duhet të shkoni patjetër në urgjencë.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet12 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore12 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook