Radar
Berisha: Edvin Rama do dorëzojë pushtetin sa më parë

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit dhe konferencës për mediet, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama do të dorëzojë pushtetin shumë shpejt.
Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata demokratë që iu bashkuan Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke theksuar se PD-ja do të kthehet në forcën më të madhe të vendit.
“Mirënjohja ime më e pakufishme shkon te çdo demokrat dhe demokrate shqiptare, të cilët e shndërruar këtë dhjetor në një dhjetor të ri, të cilët me vendosmërinë, guximin, trimërinë dhe vizionin rithemeluan PD-në. E shndërruar sot në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi. Imagjinoni forcën tjetër politike të Edvin Ramës që është mykur nga këmbët te koka, dhe padiskutim do dorëzojë pushtetin sa më parë”, deklaroi Berisha.