Radar
“Zi” tek partia e Lulit/ Nënkryetarët e shkarkuar shfaqen si mos më keq
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD ka mbledhur atë pakicë që i ka ngelur krah vetes dhe ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, ndonëse vendimet e tij konsiderohen nul.
Pas përfundimit të mbledhjes, Basha ka rreshtuar “ushtarët” e tij dhe ka mbajtur një fjalim, ku nuk njihte votat e delegatëve dhe se sipas tij po tentohet përçarja në PD.
Por ajo që u vu qartë në dukje ishte gjuha e trupit të Bashës dhe deputetëve të tij. Të ngrysur në fytyrë dhe mendushëm, me duart lidhur para trupit të tyre, të jepej imazhi sikur ishte ndonjë ceremoni mortore. Nënkryetarët e shkarkuar Grida Duma dhe Alfred Rushaj, duken të menduar dhe stresua nga situata që ndodhen.
Shkarkimi i tyre nga mbi 4 mijë delegatë, i ka katandisur Bashën dhe deputetët pranë tij si mos më keq.