Radar
Mero Baze: “Sot Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij”

Gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratikeke, ku kryetari ende në detyrë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë ndarë në dy pjesë. Njëri me pak mbështetës në selinë e PD dhe tjetri në stadiumin “Air Albania”, me pjesëmarrjen masive të demokratëve.
Sipas Mero Bazes, Lulzim Basha po bën sot “aktin më të guximshëm të jetës së tij”.
Ja reagimi i tij:
“Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium. Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”, shkruan Mero Baze.