Radar
Lulzim Basha flet pas shkarkimit: Unë jam në krye të detyrës, nesër do të kemi shkarkime në Këshillin Kombëtar…
Lulzim Basha gjatë konferencës në PD
Lulzim Basha, i shkarkuar nga posti i kryetarit të PD, nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka dalë në një konferencë shtypi në mbrëmje, ku ka deklaruar se vijon të jetë në krye të detyrës.
Basha deklaroi se ditën e nesërme ka thirrur mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku do të kryhen përjashtime, të Palokës, të disa anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të degëve, pra shkur të gjithë ata që nuk duan Lulzim Bashën.
Ai tha se sot “31 vjet pas themelimit të PD, u bëmë dëshmitar të një manifestime personal të Berishës kundër SHBA. Përpjekje e turpshme e tij për të marrë peng PD-në dhe për ta kthyer atë në një bunker të interesave personale“.
“Siguroj sot si kryesi, të gjithë demokratët, se institucionet e PD, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe kryetari, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës”, tha Basha.
Ja çfarë pritet nesër:
Propozim për thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për të votuar:
1. Një rezolute të posacme për situatën e krijuar në PD.
2. Me votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, anëtarëve të kryesisë që kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetarëve të degëve të PD.
3. Propozim për shkarkimin e 4 sekretareve për të bërë funskional sekretariatin.