Lidhu me ne

Mix

Mos e hidhni më! Hirra, eliksiri i vërtetë i shëndetit

Hirra është produkti magjik i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Ajo ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe anti-virale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.

Për të marrë vlerat më të mira nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë. Nëse doni të merrni efektin maksimal të hirrës këshillohet të përdorni hirrën e qumështit të dhisë.

  • Ja disa nga përfitimet në shëndet:

–Largon helmet nga mëlçia: Kjo pije ka në përmbajtje beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

–Pastron veshkat: Hirra këshillohet të përdoret te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka, sepse përveç pastrimit mund të bëjë edhe shkrirjen e tyre.

–Tonifikon muskujt dhe ka efekt dobësues: Për të gjithë ata që janë të apasionuar dhe të dashuruar pas sportit, këshillohet që në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin hirrë, pasi proteinat e shumta që ajo përmban i japin energji muskujve dhe gjithë trupit.

–Rregullon yndyrën e tepërt në gjak: Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Efektet do t’i shihni që në javët e para të përdorimit.

–Forcon kockat dhe pengon osteoporozën: Hirra nuk ka yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Ajo ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

–Largon stresin: Hirra nxit prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, duke sjellë kështu reduktimin e stresit.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook