Lidhu me ne

Radar

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Nis në ‘Air Albania’ dhe do përfundojë në selinë e PD

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Nis në ‘Air Albania’ dhe do

Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo ka zbardhur detaje lidhur me Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, të thirrur nga delegatët me ftesë të ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Ora News, Garo tha se Kuvendi do të nisë në stadiumin ‘Air Albania’ dhe do të përfundojë në selinë e PD-së.

Do mbahet në ‘Air Albania’, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur  të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve”, tha Garo

Ajo shtoi se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar, duke theksuar se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

“Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie.  Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike”, u shpreh Floriana Garo.

MË TEPËR

Temporal35 minuta më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske23 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix23 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook