Lidhu me ne

Mix

Gjendra tiroide ka dalë jashtë kontrollit?

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e tiroides, hormonit që kontrollon metabolizmin e njeriut, frymëmarrjen, frekuencën e zemrës, sistemin nervor, peshën, temperaturën, si dhe shumë funksione të tjera të trupit.

Prodhimi mbi normë, ose në mangësi i niveleve të këtij hormoni, çon në shfaqjen e ndërlikimeve të shumta shëndetësore, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, mund të mbartin pasoja të rënda për shëndetin.

Sipas bluzave të bardha, format më të shpeshta të çrregullimeve të kësaj gjëndre, paralajmërohen nga një sërë shenjash klinike, të cilat na vijnë në ndihmë për të zbuluar sa më herët praninë e çrregullimeve në funksionimin e tiroides.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara shqetësimet më të shpeshta që duhet t’ju orientojnë për ndihmë drejt mjekut endokrinolog, për të vendosur në kohë diagnozën e saktë të problemeve që mund të keni me gjëndrën tiroide.

1. Ndryshimet në peshën trupore mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide. H1potiroidizmi mund të shkaktojë shtim në peshë, ndërsa humbja e papritur e peshës mund të sinjalizojë hipertiroidizmin.

2. Tiroidja ndikon gjithashtu në rregullimin e temperaturës së trupit. Konkretisht personat që vuajnë nga hipotiroidizmi tregojnë se ndjejnë më tepër të ftohtë, në të kundërt njerëzit me hipertiroidizëm priren të kenë djersitje të tepërt.

3. Rënia e theksuar e flokëve është një shenjë e zakonshme që lajmëron problemet me tiroiden. Si nivelet e larta, ashtu edhe të ulëta të hormoneve të tiroides, mund të çojnë në humbjen e flokëve, të cilat rriten përsëri, sapo gjendja është trajtuar.

4. Probleme me sistemin kardiovaskular. Hormonet që prodhon gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë zvogëlim të rrahurave, bradikardi), ndërsa hipertiroidizmi shkakton rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi).

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar21 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix21 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook