Lidhu me ne

Mix

Kush ishte Mary Austin për Freddie Mercury-n? Pse është ajo e vetmja që e di ku ndodhen eshtrat e tij?

“Unë e di saktësisht se ku dua t’i varrosni eshtrat e mia. Askush tjetër nuk duhet ta dijë, sepse nuk dua që dikush të vijë në varrin tim. Dua thjesht të pushoj në paqe”.

Në 24 nëntor 1991, 30 vite më parë, vdiq një nga legjendat më të mëdha të rock-ut, Farrokh Bulsara, i lindur në Zanzibar të Tanzanisë në vitin 1946. Ai vdiq në moshën 45 vjeçare, pasi ishte shndërruar në një idhull botëror me emrin Freddie Mercury, vokalisti kryesor i Queen.

Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e tij, përveç Mary Austin, të dashurës së parë, së cilës këngëtari i ka kushtuar dhe këngën e mrekullueshme “Love of my life”. Ata u takuan kur ajo punonte si shitëse në një dyqan dhe nuk u ndanë më kurrë, as kur ai mendonte se ishte biseksual, ndërkohë që në fund kuptoi se ishte homoseksual.

Edhe pse pas këtij zbulimi ata nuk ishin më një çift, sërish mbajtën raporte shumë të mira, aq sa këngëtari i la asaj një pjesë të pasurisë së tij, një shtëpi të mrekullueshme dhe përgjegjësinë të kujdesej për eshtrat e tij. “Ai nuk donte asnjëherë që askush të përpiqej të zbulonte për të duke qenë edhe person i famshëm, aq më tepër të bënin dokumentarë pranë varrit të tij. Ai thoshte se fansat mund të bëheshin thellësisht të fiksuar e ndaj donte që varri i tij të mbetej sekret”, tha Mary Austin pas 30 vitesh që ruan amanetin se ku prehen eshtrat e këngëtarit.

Freddie zbuloi se ishte HIV pozitiv në vitin 1987, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shpejt pas vitit 1990. Kështu që një të dielë, pasi e kishte kuptuar se nuk do të shpëtonte, ai i tha Marisë se do ta ndalonte marrjen e medikamentëve që e mbanin gjallë dhe se, pasi të vdiste, ajo duhet të kujdesej për hirin e tij. Deri më sot, ajo është e vetmja që e di këtë fakt.

Pas 30 vitesh, miti i Freddie Mercury mbetet ende i pavdekshëm, por askush përveç Marisë nuk mund të çojë dot lule në varrin e tij.

 Bota.al

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar21 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix23 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix23 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix23 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix23 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar23 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix24 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook