Lidhu me ne

Mix

Ju janë shfaqur rrathët rreth syve?

Thuhet se buzëqeshja na bën të dukemi më të rinj.

Por rrudhat e syve ose siç quhen ndryshe ‘këmbët e pulës’ (një grup vijash në këndin e jashtëm të syrit) shfaqen sa herë që qeshim.

Këmbët e pulës’ ashtu si çdo lloj tjetër rrudhe në fytyrë shfaqen kur prodhimi i proteinave strukturore të quajtura kolagjen dhe elastinë ngadalësohen me kalimin e moshës. Shfaqja e tyre mund të përshpejtohet dhe përkeqësohet nga faktorë të tillë si pirja e duhanit, ekzagjerimi me alkoolin dhe ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV.

Në kohët e sotme ka shumë produkte që marrin përsipër trajtimin dhe përmirësimin e pamjes së rrudhave rreth syve, por ato që garantojnë një lloj efikasiteti, janë vërtet të kushtueshme.

Për fat të mirë, edhe në kushte shtëpie ekzistojnë mënyra për të trajtuar ‘këmbët e pulës’. Janë perfekte nëse po kërkoni për metoda 100% natyrale dhe jo të kushtueshme për të larguar ato vija që kanë tendencë të zbulojnë moshën tuaj të vërtetë.

Kështu që lexoni më poshtë nëse doni të përmirësoni pamjen e tyre dhe të mos shqetësoheni sa herë buzëqeshni. Këto janë disa nga mënyrat më të mira në kushte shtëpie që mund të provoni:

Pini sa më shumë lëngje çdo ditë

Ndoshta asnjë metodë natyrale për trajtimin e rrudhave të syve nuk është aq efektive sa pirja e sa më shumë lëngjeve çdo ditë. Duke mbajtur lëkurën të hidratuar, mund të parandaloni rrudhat në cepin e syrit. Përveç ujit, lëngjet natyrale të frutave dhe çajrat bimore mund t’i sigurojnë hidratim total lëkurës suaj.

Aplikoni qumësht tek rrudhat

Hidhni pak qumësht të ftohtë në një gotë. Zhysni një top pambuku në të dhe aplikojeni në zonat e syve. Pini qumështin e mbetur për të inkurajuar trupin të prodhojë më shumë kolagjen dhe elastinë. Pirja e qumëshit është një mënyrë e mirë për t’u dukur të rinj dhe për të qëndruar të shëndetshëm.

Ushqeni lëkurën me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një ushqyes i mrekullueshëm i lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i tij në qoshet e jashtme të syrit mund t’ju ndihmojë të dukeni më të rinj. Është një ide e shkëlqyer ta aplikoni para se të shkoni në shtrat për të hidratuar qelizat e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave të syve.

Aplikoni xhel aloe vera

Mbani një bimë aloe vera në shtëpinë tuaj për të pasur një zgjidhje natyrale kundra plakjes. Brenda ccdo gjethe aloe vera gjendet një xhel i pasur me vitaminë E. Aplikimi i këtij xheli në zonën e rrudhave të syrit dhe shpëlarja më pas me ujë mund të bëjë mrekulli.

Vendosni feta kastraveci në sytë tuaj

Përvecc eliminimit të rrathëve të errët dhe qeskave në sy, fetat e kastravecit janë gjithashtu të shkëlqyera në luftimin e rrudhave që shfaqen në cep të syrit tuaj sa herë buzëqeshni. Gjithashtu, fetat e kastravecit furnizojnë trupin me ujë dhe vitaminë C e cila është e mrekullueshme kundra plakjes.

Maskë me të bardhë vezësh

Meqënëse kolagjeni dhe elastina janë lloje proteinash, furnizimi i lëkurës me proteina mund të ndihmojë në përmirësimin e rrudhave si ‘këmbët e pulës’. Thjesht rrihni të bardhën e vezës dhe aplikojeni në sasi të bollshme në zonën e syve. Prisni pak derisa të ndjeni një mpirje. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Aplikoni maskë me papaja

Ky frut i mrekullueshëm tropikal është i mrekullueshëm për të luftuar ‘këmbët e pulës’. Papaja përmban sasi të larta të vitaminës C si dhe enzima të cilat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj pa shpenzuar shumë para. Merrni një copë papaja, shtypeni dhe aplikojeni në zonën e syve. Shpëlajeni pas disa minutash.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar4 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix4 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook