Lidhu me ne

Radar

Gazeta serbe: Vuçiç po punon me recetën e Millosheviçit

Gazeta serbe: Vuçiç po punon me recetën e

Rastësisht apo jo, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet në çdo mënyrë t’i paraqitet elektoratit të tij si një njeri i popullit, si një njeri i thjeshtë që bën gjithçka për ata që i udhëheq. Mirëpo, ai më së shumti e demanton veten shumë shpejt… Edhe pse nuk do ta pranonte, taktikat mediatike të Vuçiçit nuk janë të reja. Ai përdori disa herë metodat e sprovuara të Sllobodan Millosheviçit në fjalimet e tij, shkruan gazeta serbe, Nova.

Dhe jo, errësira mediatike në të cilën ndodhet Serbia nuk është e vetmja ngjashmëri.

Në fjalimet e tij, Sllobodan Millosheviç shpesh thoshte se ishte krenar për djalin e tij, Markon, ashtu siç është krenar Vuçiçi për djalin e tij, Danilon.

Përmendja e emrit të Danilos, për të cilin ai më së shumti jep arsye, barazohet gjithmonë me sulm ndaj presidentit, familjes së tij, madje edhe thirrje për grusht shteti.

Ndonëse Vuçiçi e prezanton Danilon në publik si një “fëmijë që nuk ka faj për asgjë” dhe që “bën një punë të ndershme në një dyqan për 500 euro”, Danilo i jep një paraqitje krejtësisht tjetër të vetes me paraqitjet e tij dhe shoqërimin me njerëz nga nga mjedisi kriminal.

Shpesh kemi pasur rastin ta shohim Danilon në shoqërinë e fansave dhe kriminelëve të dënuar, gjë që Vuçiq e arsyetoi duke thënë se ishte vetëm një fëmijë dhe gjatë rrugës mbronte miqtë e Danilos, edhe pse djemtë janë “në anën tjetër të ligj”, diçka si paraardhësi i tij, shkruan Nova.

Një video e postuar në Facebook tregon më së miri ngjashmërinë mes taktikave mediatike të Aleksandar Vuçiçit dhe Sllobodan Millosheviçit. Ose më mirë të themi, tregohet gjallërisht se si Vuçiç nuk i shmanget recetës së Millosheviçit./Gazeta Express

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook