Lidhu me ne

Mix

Akne, rrudha, kollë dhe dhimbje kyçesh?

Limoni dhe kanella, na falin shumë përfitime shëndetësore.

Për shembull, limoni njihet për cilësitë që ka në forcimin e sistemit imunitar, për të detoksifikuar trupin, për tretjen, për përtharjen e puçrrave, për të minizmuar shenjat në lëkurë dhe për humbje peshe. Nga ana tjetër, kanella ka shumë admirues për vetitë e saj antimikrobiale, anti-kancerogjene, kontrollon sheqerin në gjak, sindromën e zonës së irrituar, etj.

Duke kombinuar këta dy përbërës, do të përftoni një nga përzierjet më të shëndetshme në planet.

Shërimi i puçrrave ose akneve

Disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji kanellë pluhur krijojnë një pastë shumë të efektshme për përtharjen e puçrrave dhe akneve. Vetitë antimikrobiale të kanellës ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve ndërsa aciditeti i butë i lëngut të limonit jo vetëm që përshpejton përtharjen e puçrrave, por eliminon edhe kruajtjet. Thjesht aplikoni pastën dhe lajeni fytyrën me ujë pas 15 minutash.

Lehtëson dhimbjet dhe ënjtjet e kyçeve

Miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga problemet me artritin. Nëse kyçet tuaja janë të prekura nga inflamacioni, janë të ngurtë dhe ju dhembin, atëherë ju limitojnë në lëvizjen dhe aktivitetin fizik të përditshëm. Në lidhje me këtë problem, mund të përfitoni shumë nga kombinimi i lëngut të limonit me kanellën. Çdo mëngjes, pini një gotë ujë me dy lugë çaji kanellë pluhur, 1 lugë çaji mjaltë dhe një limon të shtrydhur. Kjo përbërje kundra artritit duhet pirë para se të hani mëngjes.

Ndihmon në humbjen e peshës

Në vend që të përdorni suplemente për humbje peshe të cilat shoqërohen nga shumë efekte anësore, kërkoni për produkte natyrale që ndihmojnë në rënien në peshë pa pasoja. Lëngu i limonit ka veti të shkëlqyera kundra djegies së yndyrave ndërsa kanella rrit shkallën metabolike duke bërë që të humbisni më shumë kalori dhe yndyra. Nëse shtoni lëng limoni dhe kanellë pluhur tek çaji jeshil, do të shihni çudira.

Kollë dhe ilaç kundra të ftohtit

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar infeksionet. Kanella pluhur, nga ana tjetër, është e aftë të vrasë bakteret dhe viruset. Kjo është arsyeja pse kombinimi i të dyjave ju lejon të merrni veten shumë shpejt nga kolla ose të ftohtit. Nëse ju dhemb fyti she keni bajame të ënjtura, shtimi i mjaltit në këtë përzierje është shumë i rekomanduar.

Eliminimi i vijave të holla dhe rrudhave

Disa nga zgjidhjet më efektive kundra plakjes janë edhe metodat natyrale. Lëngu i limonit dhe kanella pluhur janë në gjendje të kthejnë rininë në fytyrën tuaj. Krijoni një pastë me disa pika limoni dhe kanellë pluhur. Lëreni në fytyrë disa minuta derisa antioksidantët e limonit të riparojnë dëmtimet në lëkurë dhe vetitë e kanellës në përmirësimin e kolagjenit i cili zhduk rrudhat.

Pastrim i thellë i skalpit dhe i flokëve

Për shkak se lëngu i limonit është shumë i pasur me vitaminë C, është një ilaç i shkëlqyer për të qetësuar skalpin e irrituar. Aciditeti i butë i limonit ndihmon për të eliminuar formacionet e yndyrës dhe për t’i dhënë shkëlqim flokëve. Kanella nga ana tjetër, ndihmon në eksfolimin dhe ushqyerjen e skalpit. Masazhimi i lëngut të limonit dhe kanellës tek skalpi para shampoos është një mënyrë e mirë për t’i bërë një pastrim të thellë skalpit duke siguruar flokë më të bukur e të shëndetshëm.

Detoksifikim i trupit

Herë pas here trupi ka nevojë për të nxjerrë jashtë toksinat që ka akumuluar në brendësi të tij. Lëngu i limonit është shumë i dobishëm për mëlçinë, organ primar i pastrimit dhe detoksifikimit. Kanella pluhur përmban antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimin qelizor.

Me kombinimin e të dyjave, nxjerrja e toksinave nga trupi është shumë efektive.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook