Lidhu me ne

Mix

A lejohet masturbimi në Islam?

Dispozita e masturbimit në Islam

Pyetja:

A lejohet masturbimi në Islam?

***

Përgjigja:

Masturbim do të thotë ngacmimi dhe prekja me dorë (apo me diçka tjetër) të organit gjenital me qëllim të arritjes së kënaqësisë seksuale dhe nxjerrjes së spermës, që ndryshe quhet edhe vetëkënaqësi. Masturbimi në Islam është i ndaluar (haram) si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Argument për ndalimin e masturbimit është:

1. Fjala e Allahut xh.sh.:

“Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime) me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarit), të tillë janë ata që kanë shkelur normat e caktuara.” (Mu’minun: 5-7)

Imam Shafiu ka thënë: “Nga ky ajet kuptojmë se njeriu ka vetëm dy mënyra për ta kënaqur epshin e vet, me gratë dhe me robëreshat e veta, përndryshe nëse kërkon kënaqësi në forma të tjera, atëherë ai bën mëkat.”

Disa dijetarë ndalesën e masturbimit e argumentojnë edhe me këtë ajet:

“E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta…” (Nur: 33)

Urdhëresa për përmbajtje do të thotë durimi dhe moskërkimi i kënaqësisë në mënyra të tjera.

2. Hadithi i Pejgamberit [ﷺ]: “O ju të rinj! Kush ka mundësi (materiale dhe fizike) prej jush të martohet, le të martohet, ngase në këtë mënyrë arrihet ndalja e shikimit (në harame) dhe mbrohet nderi (nga imoraliteti). Kurse ai që nuk ka mundësi (të martohet), atëherë le të agjërojë, ngase agjërimi është mbrojtje (nga të bërit haram).”[1]

Ata që nuk kanë mundësi të martohen ky hadith i udhëzon të agjërojnë, sepse po të ishte masturbimi i lejuar, atëherë në këtë rast do ta rekomandonte i Dërguari i Allahut [ﷺ].

Vlen të theksohet se disa dijetarë të medhhebit hanbeli e kanë lejuar masturbimin në disa raste të veçanta, si p.sh. nëse njeriun e kaplon epshi deri në atë masë saqë frikësohet se mund të bëjë zina [2]-imoralitet, atëherë në raste të këtilla masturbimi është më pak i dëmshëm sesa bërja e zinasë.

Pra, lejimi në këtë rast bazohet në rregullën e përgjithshme se “kur njeriu është i detyruar të bëjë ndonjërin prej dy mëkateve, atëherë duhet të zgjedhë atë që është më pak i dëmshëm”.

Mirëpo ky mendim assesi nuk duhet të merret si pretekst që të përgjithësohet lejimi i masturbimit në të gjitha rastet.

Pra, edhe sipas këtij mendimi masturbimi është i ndaluar në raste të zakonshme, mirëpo kur njeriu është në  situatë të tillë që për shkak të pamundësisë së kontrollit të epshit është buzë rënies në zina, atëherë në këtë rast masturbimi është më pak i dëmshëm sesa zinaja-imoraliteti.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

MË TEPËR

Kioske25 minuta më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar53 minuta më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar54 minuta më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske19 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix19 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore20 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar22 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix22 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar23 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Facebook