Lidhu me ne

Mix

Simptomat që tregojnë se vuani nga gurët në veshka

Kushdo që ka pasur ndonjëherë gur në veshka e di se sa dhimbje mund t’ju bëjë të ndieni. Gurët në veshka zhvillohen kur nivelet e larta të kripës bashkohen me mineralet e tjera në urinë. Me kalimin e kohës, këto copëza të ngjitura mund të formojnë gurë që variojnë në madhësi nga kokrra të ngjashme me rërën, në guralecë të vegjël deri tek copëza zhavorri.

Disa janë të butë, disa mund të shtypen disa janë më kristalinë dhe disa më të fortë si një shkëmb, thonë mjekët.

Gurët në veshka mund të kalojnë përmes urinës suaj dhe të mos keni nevojë fare për trajtim. Por kur një gur vendoset në një vend të keq, veçanërisht në uretër (gypi i ngushtë që lejon kalimin e urinës nga veshka në fshikëz, dhimbja bëhet mjaft e fortë. Gurët më të mëdhenj madje mund të bllokojnë rrjedhën e urinës. Mund të ndodhë që gurët që mbeten në veshka mund të mos shkaktojnë fare dhimbje ose simptoma. Për sa kohë që nuk pengojnë rrjedhën e urinës ose nuk shoqërohen me infeksion, ato mund të lihen ashtu si janë.

Një shumëllojshmëri faktorësh si dieta, probleme të caktuara mjekësore (përfshirë obezitetin) dhe historia familjare e këtij problemi mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e gurëve në veshka. Një nga faktorët më të rëndësishëm dhe lehtësisht të korrigjueshëm të rrezikut është dehidratimi. Rritja e konsumit tuaj ditor me ujë mund të zvogëlojë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ja shenjat kryesore që ju tregojnë se keni gurë në veshka:

Dhimbje prapa, në anë ose në pjesën e ijeve. Një gur në veshka mund të mos zbulohet derisa të fillojë të veprojë, dhe më pas, duhet mbajtur nën vëzhgim. Disa njerëz thonë se kjo është një dhimbje më e keqe se lindja e fëmijëve. Ndonjëherë dhimbja e gurit në veshka fillon si një dhimbje e vogël, por shpejt mund të përshkallëzohet në ngërçe të forta ose dhimbje të mprehta. Zakonisht dhimbjen e ndjeni në shpinë ose në anën tuaj, nën kafazin e brinjëve. Dhimbja mund të rrezatojë në pjesën e poshtme të barkut ose ijëve. Gurët në veshka tek burrat mund të shkaktojnë dhimbje në testikuj ose në majën e penisit.

Nuk gjeni dot pozicion të përshtatshëm për të qëndruar. Kur keni gur në veshka dhe ai është duke bllokuar rrugët urinare, nuk arrini dot të gjeni një pozicion të rehatshëm. Episodet e papritura të dhimbjes së fortë të gurit në veshka, të quajtur dhimbje barku renale, zakonisht zgjasin 20 deri në 60 minuta.

Përzierjet ose të vjellat mund të ndodhin kur një gur bllokon rrjedhën e urinës, duke bërë që ajo të grumbullohet duke çuar në ënjtje të veshkave. Kjo më pas çon në shqetësime gastrointestinale.

Keni urgjencë për urinim ose urinim të shpeshtë. Ndonjëherë njerëzit me gurë në veshka ndiejnë sikur duhet të urinojnë shumë, dhe kjo simptomë varet nga vendi ku ndodhet guri. Arsyeja? Gurët irritojnë muret e fshikëzës “dhe kjo manifestohet tek kontraktimi i fshikëzës” që ju bën të ndieni sikur keni urgjencë për të shkuar në tualet.

Gjaku në urinë. Një gur në veshka mund të irritojë lehtësisht indet delikate që drejtojnë traktin urinar, përfshirë edhe brenda ureterit. Gjakderdhja mund të jetë e konsiderueshme, mikroskopike, ose diku në mes.

dhimbje veshkash

Dhimbje ose djegie gjatë urinimit. Nëse keni dhimbje gjatë urinimit, mund të jetë për faj të një guri në veshka. Disa njerëz e përjetojnë këtë lloj dhimbjeje kur një gur udhëton nëpër uretër, duke u afruar më shumë tek fshikëza. Por ka gjasa edhe që djegiet gjatë urinimit të shkaktohen nga ndonjë infeksion i traktit urinar.

Temperatura nuk është një simptomë e zakonshme e gurëve në veshka. Nëse keni ethe, ka shumë mundësi që të keni një infeksion më shumë sesa gurë në veshka. Njerëzit me gurë në veshka mund të kenë temperaturë, nëse një gur bllokon rrjedhën e urinës. Nëse kjo është ajo që po ndodh, është një situatë emergjente. Antibiotikët nuk e shkatërrojnë dot gurin. Litotripsia e valëve tronditëse, e cila përdor valët e zërit për të thyer gurët në copa më të vogla që pastaj dalin përmes urinës, mund të përdoret për të hequr gurin në disa raste. Herë të tjera, mjekët hyjnë në traktin urinar me mjete të tjera dhe e largojnë gurin ose e thyejnë atë me një lazer.

Kur duhet të shkoni tek një mjek nëse keni gurë në veshka?

Njerëzit shpesh kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor për gurët në veshka si pasojë e dhimbjes së madhe dhe vjelljes që përjetojnë. Nëse nuk kanë pasur gurë më parë, simptomat e tyre mund të jenë mjaft shqetësuese. Kërkoni gjithmonë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse keni dhimbje të forta, të vjella, gjakderdhje ose shenja të infeksionit.

Gurët më të vegjël shpesh dalin vetë. Se sa kohë i duhet një guri për të dalë ndryshon nga personi në person dhe nga madhësia dhe vendndodhja e gurit. Nëse një gur është shumë i madh për të kaluar vetë ose shkakton probleme të tjera, mund të keni nevojë ta hiqni atë me litotripsi ose kirurgji. Nëse lihen të patrajtuar, gurët në veshka mund të çojnë në dëmtimin e veshkave nëse bllokojnë rrjedhën e urinës.

Nëse qëndroni të hidratuar mirë (dhe kufizoni konsumin e kripës) zvogëloni rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka në të ardhmen. Edhe nëse mendoni se guri ka kaluar, gjithmonë shkoni tek një mjek sepse simptomat herë mund të ndihen dhe herë jo.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar10 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix11 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport16 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix17 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar17 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar17 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore17 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook