Lidhu me ne

Radar

Fauci: Në krahasim me variantin Delta, mutacioni Omicron mund të shkaktojë…

Fauci: Në krahasim me variantin Delta, mutacioni Omicron mund të

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri tani, nuk duket se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.

“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.

“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook