Lidhu me ne

Mix

7 resortet më të mira në Europë për ski

7 resortet më të mira në Europë për ski

Janë të shumta vendet në Europë të njohura për klimën, terrenin dhe infrastrukturën e mirë të skive, duke ofruar mundësi zgjedhjeje për ata që pëlqejnë këtë sport.

Nga Zvicra në Francë, Itali e Austri këto janë disa nga vendet me resorte skish ku mund të gjeni çdo që mund të kërkoni, nga rehatia te adrenalina.

Courchevel, Francë

7 resortet më të mira në Europë për ski

Courchevel është destinacioni i ëndrrave evropiane të skive. Nëpërmjet Courchevel mund të shkoni edhe te Tre Luginat, zona më e madhe e skive në botë. Në Courchevel, gjithashtu mund të gjeni restorante me yje, zona të dedikuara për ski për fëmijë, butiqe luksoze.

Zermatt, Zvicër

7 resortet më të mira në Europë për ski

Zermatt është destinacioni më i njohur zviceran për ski. E veçanta e Zermatt është që këtu nuk do t’ju nevojiten makinat, pasi mund të udhëtoni vetëm më tren, taksi ose helikopter për në fshat.

Cortina d’Ampezzo, Itali

7 resortet më të mira në Europë për ski

Cortina d’Ampezzo është e vendosur në majat më të larta në Dolomite dhe qyteti më i sofistikuar i skive në Itali. Ky resort do të jetë edhe vendi mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore 2026.

St. Moritz, Zvicër

7 resortet më të mira në Europë për ski

Nuk mund të gjeni tjetërkund më shumë luks se në St. Moritz, qyteti zviceran i shpallur si resorti më i vjetër i pushimeve dimërore në botë. Ka një arsye pse skiatorët e guximshëm dynden në St. Moritz: Lartësia e lartë e resortit dhe numri i ditëve me diell që mbulon 87 pistat e zonës së skive janë ndër arsyet që pse ky vend pëlqehet kaq shumë.

Chamonix, Francë

7 resortet më të mira në Europë për ski

Chamonix njihet për skijimin në peizazhin fantastik të Alpeve Franceze. Vendpushimi është i njohur për terrenin ekspert, i cili përfshin disa zona të veçanta skijimi,por njëkohësisht ofron dhe pista për familje dhe për fillestarë.

Shën Anton, Austri

7 resortet më të mira në Europë për ski

Zona më e madhe e skive të Austrisë, Ski Arlberg, përbëhet nga shtatë fshatra dhe pothuajse 200 milje ski në pistë (plus 120 të tjerë milje të terrenit jashtë pistës). St. Anton ka restorante shumë të mira dhe një jetë nate goxha active.

Courmayeur, Itali

7 resortet më të mira në Europë për ski

Në anën tjetër të Mont Blanc ndodhet qyteti italian i skive Courmayeur. Përveç pamjeve mahnitëse të Mont Blanc, thuhet se në këtë vend ka pak më shumë diell se ana franceze e malit. Përveçse për të bërë ski, njerëzit e pëlqejnë këtë qytet për të hipur në teleferikun ‘Skyëay Monte Bianco’, i cili ka pamje nga Matterhorn dhe Monte Rosa.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook