Lidhu me ne

Mix

Planifikimi i shtatzënisë

Ekspertët për sterilitet tërheqin vërejtjen për disa faktorë, të cilët mund ta bllokojnë ngjizjen.

Shtatzënia ndodh rastësisht ose me plan, por nëse tashmë për një kohë të gjatë nuk jeni duke ia dalë që të mbeteni shtatzënë, edhe pse jeni të shëndetshme, ndoshta shkaktarë të kësaj mund të jenë ushqimi jo i duhur, jeta e çrregullt, stresi dhe duhani.

Dietat rigoroze, variacionet në peshë, si dhe mbi pesha ose nënpesha e tepërt mund të sjellin deri te çekuilibrimi i funksionimit të hormoneve. Alkooli është njëri prej shkaktarëve më të shpeshtë të impotencës së meshkujve, ndërsa do të duhej që ta shmangin edhe femrat të cilat përpiqen që të mbesin shtatzënë.

Studimet kanë zbuluar se femrat që konsumojnë duhan mbesin më vështirë shtatzënë, ndërsa nikotina mund të shkaktojë edhe komplikime gjatë shtatzënisë. Dihet që fëmijët e duhanpirësve kanë sistem më të dobët të imunitetit dhe janë më të prirë ndaj sëmundjeve sesa fëmijët e prindërve që nuk konsumojnë duhan.

Konsumimi i duhanit në masë të madhe e rrezikon edhe fertilitetin e meshkujve. Disa kafe në ditë kanë ndikim negativ sa edhe duhani dhe alkooli, sepse kafeina mund të ndikojë në absorbimin e kalciumit dhe hekurit, si dhe të çojë deri te problemet me tretje, nervozizëm dhe pagjumësi.

Përveç shmangies së gjërave negative, është me rëndësi që femrat të cilat duan që të mbeten shtatzënë të jenë edhe në formë të mirë, partnerët do të duhej që të praktikojnë një aktivitet mesatar fizik së paku tri deri në katër herë në javë në kohëzgjatje prej 30 minutash.

Para dhe gjatë kohës së shtatzënisë është me rëndësi që femra të konsumojë ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, sepse vetëm ashtu do të mund të ketë funksionim të duhur të hormoneve. Duhet të konsumohen perime të freskëta të pasura me minerale dhe vitamina. Nëse nuk keni të freskëta, atëherë mund të konsumohen edhe perimet e ngrira. Është e rëndësishme që për çdo ditë të konsumoni edhe produkte të qumështit, jo vetëm qumësht dhe jogurt, por edhe gjalpë, djathë, ajkë, si dhe të konsumoni bukë-të mjaftueshme, sepse është e pasur me vitaminën B.

Ekspertët rekomandojnë që të hani edhe pemë me lëvozhga (arra dhe bajame), ndërsa këshillojnë që të reduktohet konsumimi i sheqerit, kripës, vajit dhe produkteve të mishit.

Nga suplementet vitaminoze, femrave të cilat planifikojnë shtatzëninë u rekomandohen tabletat me acid folik, si dhe ushqimet e pasura me të (mëlçitë, bishtajat, vezët, mishi i peshkut, sallata e gjelbër, arrat, bizelet dhe farat).

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook