Lidhu me ne

Mix

Kondillomat-problem i madh

Kondillomat paraqesin shtresa të vogla,me sipërfaqe të lëmuar ose relievike. Kjo sëmundje  që transmetohet përmjet organeve gjenitale është dukuri  e shpeshtë në ditë të sotit transmeton Femrasot

Si duken kondillomat?
Janë shtesa të vogla,të buta dhe me ngjyrë të zbehtë rozë,të cilat më së shpeshti paraqiten në grupe.   Në raste të ralla mund të jenë më të mëdha, të irrituara dhe të shkaktojnë erë të pakëndëshme. Kondillomat tek femrat  krijohen mbi organet gjenitale, reth anusit, në brendësi në pjesën e siperme të vaginës, ose reth qafës së mitrës. Tek meshkujt paraqiten në skotrum, penis dhe në anus.

Shkaqet e paraqitjes të kondillomave
Fajtori për paraqitjen e kondillomave ështe virusi HPV (Human Papillomavirus), i cili është shkaktar  për infekcionin e transmetuar seksualisht më të përhapur në botë.

Janë të njohura mbi 120 lloje të ndryshme të virusit HPV. HPV i llojit 6 dhe 11 në 90% të rasteve është   shkaktarë  për paraqitjen e kondillomave. Ky infekcion në kohë të pacaktuar mundet të jet në gjendje të fshehur dhe latente,që don të thotë virusi gjendet thellë në lëkur dhe në mukozë, por nuk paraqitet asnjë lloj simptomi.

Në të shumtën e rasteve virusi mbetet në lëkurën e personit të infektuar në menyrë joaktive, por ai mund të transmetohet te partnerët seksual.

Kohëzgjatja e infektimit me virusin deri te paraqitja e kondillomave zakonisht është 1-5 muaj.
Në disa raste kondillomat mund të paraqiten edhe pas disa viteve nga kontakti me personin e infektuar, si rezultat I dobësimit të sistemit imunitar. Reth 80 % të meshkujve dhe femrave në periudh të caktuar  të jetë së tyre jan të infektur  nga HPV, por numër i madh i tyre asnjëherë nuk e kuptojnë.

Fajtori për parqitjen e kondillomave është virusi HPV i cili është shkaktar për  infekcionin më të perhapur në botë të transmetueshëm seksualisht

Shërimi

Shërimi i kondillomave është i ndryshëm te secili pacient. Përzgjedhja e mjeteve për shërim varet nga numri, madhësia dhe vendi/ pozita e kondillomave. Për largimin e tyre veprohet me mjekim  medikamentoz ose kirurgjikal.

Kondillomat ne mënyre medikamentoze mund të mjekohen  me përdorimin e kremërave dhe tretjeve të ndryshme, të cilat vendosen në sipërfaqen e lëkurës. Kur  kjo mënyrë e mjekimi  nuk ka efekt ose kondillomat janë shumë të mëdha, kalohet në mjekim kirurgjikal.

Mjekimi i kondillomave është i rëndë dhe duhet të meret parasysh që është e mundur  të paraqiten përsëri. Arësyeja  kryesore për këtë është virusi HPV, i cili nuk menjanohet nga organizmi. Sipas disa specialistëve shërimi total i këtij virusi është i pamundur. Personi që ka pasur këtë virus do të mbetet bartësi i tij gjatë gjithë jetës.

Për kundër atyre, ka mjek të cilët besojnë që shërimi total  mundet të bëhet realitet nëse praktikohet mënyrë e shëndoshë jetësore. Kjo do të  thotë, të konsumohen vitamina të mjaftueshme, ushqim i shëndoshë dhe të praktikohen aktivitete sportive. Qëllimi është të forcohet maksimalisht sistemi imunitar dhe në këtë mënyrë organizmi vetë ta largojë virusin.

Mbrojtja
Rekomandohet  përmbajtja nga kontakti seksual me personin i cili ka kondilloma të dukshme deri  në largimin e tyre.

Mjekimi dhe largimi i suksesshëm i kondillomave të dukshme e zvogëlon mundësinë për transmetimin e virusit nga një person në tjetrin.

Gjatë kontaktit seksual me person i cili ka kondilloma, është e  domosdoshme  përdorimi i prezervativëve, edhe pse kjo nuk sjell 100% siguri. Kondillomat  e personit të infektuar nuk duhet të bien në kontakt me personin e pa infektuar.

Nëse bartësi i kondillomave është grua shtatëzane, lindja duhet të kryhet me lindje cezariane. Qëllimi është që foshnja të mprohet nga mundësia e infektimit – të zbritet në zero.

Që  të mos bëheni pjesë e  luftës kundër kondillomave ose të shumë sëmundjeve të transmetuara seksualisht, mbani higjien të lartë personale, zgjidhni partnerët tuaj seksual me shumë kujdes dhe perdorni prezervativ .

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 ditë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet1 ditë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore1 ditë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook