Mix
Jennifer Lopez publikon këngën e saj të re ‘On My Way’

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka publikuar së fundmi videoklipin për këngën e saj më të re, “On My Way”.
Në klip , këngëtarja shihet duke qëndruar në një skenë të errët, por ndërsa sfondi ndriçohet ngadalë, Lopez ecën përpara për t’u ulur në një karrige të kuqe, ndërsa pas saj shfaqet një projeksion i një orkestre. Kënga e cila do të jetë pjesë e filmit të saj ‘Marry Me’ u publikua në muajin nëntor, pak kohë pasi ajo e këndoi për herë të parë në ‘Global Citizen Live’ në muajin shtator. Në një intervistë, Jennifer zbuloi se ‘On My Way’ flet për gabimet e vjetra dhe gjetja e dashurisë.