Mix
Diabeti gjatë shtatzënisë

Diabeti gestacional zbulohet pёr herё tё parё gjatё periudhёs sё shtatzёnisё. Ky lloj i diabetit paraqitet atёherë kur organizmi i shtatzënave nuk mund tё pёrdorё nё mёnyrё adekuate sheqerin nё gjak.
Diabeti gestacional trajtohet nga endokrinologu, nё bashkëpunim me dietologun dhe gjinekologun. Menjёherё pas diagnostikimit rekomandohet tё bёhet ndryshimi i stilit tё jetёs (shёtitje çdo ditё dhe aktivitet fizik) si dhe aplikimi i mёnyrёs sё rregullt tё tё ushqyerit (ushqimi i pasur me mjaft drithëra dietale dhe pak yndyrё). Shumica e grave me kёtё mёnyrё tё tё ushqyerit arrijnё glukorregullim tё kёnaqshёm.
Nёse me dietё pёr njё intervali dy javor nuk mund tё rregullohet niveli i sheqerit nё gjak, atёherё rekomandohet trajtimi me insulinё. Ashtu siç zgjatё diabeti gestacional derisa zgjatё shtatzënia, terapia me insulinё menjёherё dhe pa hezitim ndёrprehet pas pёrfundimit tё shtatzënisё. Arsyeja e uljes së nivelit të glukozës në nivelet normale është që t’i parandalojë komplikimet e diabetit.