Lidhu me ne

Mix

Çfarë përmban karota?

Karrotat

Mendohet se karotat janë zbuluar 5 000 vjet më parë në territorin e Afganistanit të sotëm. Ende sot e kësaj dite janë me shumicë kolonitë e egra me rrënjë të kuqe apo gështenjë.

Atëherë filloi udhëtimi i gjatë përmes shekujve që e çoi karotën në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë si dhe në Evropë, ku karota kultivohet që nga shekulli i 18-ë, kur kultivoheshin varietete karotash me mish apo lëkurë të bardhë, të verdhë, të kuqe, gështenjë dhe të zezë, por jo karota portokalli.

Në fakt, karota portokalli është produkt i ndërhyrjes njerëzore. Janë Hollandezët që, duke dashur të tregonin besnikërinë e tyre ndaj Shtëpisë së Portokallit, një principatë protestante franceze, shartuan në shekullin e 16-ë varietetet me mish të kuq me varietetet me mish të bardhë duke krijuatr kështu një rrënjë me një ngjyrë portokalli të ndritshme shumë të bukur.
Ky varietet i ri u zuri vendin të gjitha varieteteve të tjera dhe vazhdon të jetë dominues në tregjet e gjithë botës.Një perime praktike. Karota është një perime praktike, gjithëvjetore, që konservohet mirë.

Ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë vjen nga pigmentet e shumta të cilat, ndër të tjera, janë antioksidantë.Deri në Luftën e Parë Botërore karota përdorej kryesisht si ushqim për kafshët dhe ushqim i veçantë për kuajt. Zbulimi i vlerave të saj ushqimore natyrisht që ndikoi në popullarizim e saj si ushqim për njerëzit.

Këshilla praktike

Zgjedhja. Rrënja duhet të jetë e fortë dhe pa rrënjë të vogla të bardha, gjë që do të tregonte se karota është tepër e vjetër. Në rast se blini karota me gjethe dhe kërcell, pritini përpara se t’i vini në frigorifer.
Konservimi.Karotat e blera konservohen në sirtarin e perimeve të frigoriferit, duke i vendosur në një qese plastike me vrima. Blini një sasi që mund të konsumohet vetëm brënda dy javësh.

Vlerat ushqimore
Përdorimi i rregullt i karotave mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancereve dhe disa sëmundjeve që lidhen me plakjen si perdes së syrit.
Përbërësit kryesorë ushqimorë: Vitamina A, vitamina B6, vitamina K.Ngarkesa glicemike e një porcioni normal karotash është e ulët. Konsumi i karotave, të gjalla apo të gatuara, pra, nuk pengon rrënien në peshë.

Çfarë përmban karota?
Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotave
Shoqërojini me burime yndyrore, për shëmbull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë.
Zjejini ose piqini në mënyrë që të rritet absorbimi i tyre.

Karotinoidët
Karotinoidët kryesorë të gjetur në përbërjen e karotave (të gjalla, të zjera, të pjekura apo në lëng) janë beta-karotina, luteina dhe zeaksantina. Karotinoidët janë përbërës para së gjithash me karakteristika antioksidante, domethënë të afta për të neutralizuar radikalet e lira të trupit. Shumë karotinoida janë paraardhës të vitaminës A, domethënë, trupi i kthen në vitaminë A sipas nevojës.Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN. Kur dëmtohet ADN-ja, rritet rreziku i kancerit.

Fibrat
Sipas disa studimeve të kryera, marrja në të njëjtën kohë e fibrave dhe karotinoidëve, të dyja të pranishme në karotë, rrit efektin mbrojtës të saj. Në fakt, është vërtetuar se disa lloje fibrash, sidomos fibrat e tretshme, mund të ulin kolesterolin dhe të parandalojnë procesin e arteriosklerozës tek kafshët dhe njeriu. Gjatë studimit është vërtetuar se lëngu i karotës (që përmban pak fibra) kishte më pak efekt në yndryrnat e gjakut se karota.

Karota heq urinë
Personat që ndjekin një dietë dobësimi mund të provojnë të shuajnë urinë duke ngrënë 1 ose 2 karota. Një gjë e tillë mund të përdoret edhe për t’u qetësuar në rast se keni lënë duhanin.

Përdorimi i lëngut të karotave. Vetëm apo të përziera me lëng perimesh apo frutash të tjera dhe erëza:Tre deri në katër karota me disa fletë nenexhiku, në periudhën e verës;
Dy karota, një domate, një degë selino, në periudhën e vjeshtës;
Dy karota dhe një portokall i shtrydhur, në periudhën e dimrit.
Meqënëse lëngu i karotave përmban mesatarisht vetëm 10% fibra të karotës, mishi i karotës mbahet për t’u përdorur për ëmbëlsira, biskota, puding, etj.

MË TEPËR

Radar4 minuta më herët

Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen, por shqiptarët s’i vlerësuan sakrificat e mia

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar....

Mix10 minuta më herët

PROFILI: Kush është Papa i ri, amerikani Robert Francis Prevost?

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Francis Prevost. Ai ka zgjedhur emrin Leoni XIV Kush është Papa Leoni XIV...

Radar14 minuta më herët

Pse Berisha nuk asnjë shans të fitojë zgjedhjet e 11 Majit!

Shkruar nga Spartak Ngjela Gjithë kjo luftë pa fare nivel e Saliut e solli gjendjen që nga asgjëja të vinte...

Kryesore19 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix20 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix20 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar21 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix21 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix22 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore23 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Facebook